Pas ditës së djeshme ku u zhvilluan dhjetë ndeshje, faza 1/16 e Kupës së Kosovës vazhdon sot edhe me tri ballafaqime të tjera.
Ulpiana përballet me Vjosën, Prishtina e Re e pret Beharin, kurse klubi i themeluar këtë vit, Suhareka do të ketë punë me Trepçën e Mitrovicës.
Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 12:00.