TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Maqedoni e Veriut, fillon mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Çashkës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Maqedoni e Veriut, fillon mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Çashkës

Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit përfundimisht filloi mësimi shqip për nxënësit e klasës së parë.

Lajmin e konfirmoi për Alsat drejtori i Inspektoratit shtetëror të Arsimit Halit Ferati i cili sqaroi se mësimi ishte zhvilluar pa pengesa për të gjithë nxënësit pavarësisht përkatësisë etnike.

Mësimi në këtë shkollë nuk zhvillohej prej dy javësh për shkak të protestave të prindërve maqedonas të cilët kundërshtonin hapjen e paraleles shqipe. Ministri i Arsimit dhe drejtori i Inspektoratit të Arsimit akuzuan opozitën maqedonase si organizatorë të protestave në oborrin e shkollës.

“Problemin e këtyre paraleleve nuk e bën popullata e përgjithshme por e bëjnë faktorët dhe njerëzit të cilët janë përfaqësues të partive politike. Janë njerëzit e partive politike duke nisur nga VMRO-DPMNE, LSDM dhe Levica, ku unë posedoj fakte dhe argumente me fotografi, edhe janë bartur njerëz nga Qyteti i Velesit. Janë shumica banorë të Çashkës, unë dua ta ceki se aty organizatorët e protestës me emër dhe mbiemër e di kush janë. Njerëzit kryesorë të partive politike nuk dalin publikisht por janë organizatorët e gjithë protestës, duke nisur nga njerëz të punësuar në komunë. Këtu kemi ardhur në një epilog me fakte dhe argumente se edhe policia nuk e kryen punën si duhet pasi që kolegët e vet janë organizatorët që mos të ketë rend dhe siguri në atë institucion”, tha Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Për akuzat e Feratit janë përgjigjur nga Ministria e Brendshme dhe VMRO DPMNE-ja. Dikasteri i Brendshëm njoftoi se sot drejtoresha së bashku me një mësimdhënës kanë kërkuar asistencë policore për të hyrë në godinën e shkollës.

VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër justifikon revoltën e banorëve maqedonas të Çashkës. Pavarësisht se mësimin në shkollën e Çashkës e ndjekin rreth 80 nxënës shqiptarë, sipas VMRO-së bëhet fjalë për vendbanim të pastër maqedonas ku nuk ka banorë të bashkësive të tjera etnike. Në ato vende ku ka banorë të bashkësive të tjera etnike, sipas kësaj partie, zhvillohet mësim në gjuhën e tyre amtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Funerali për udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit do të fillojë më 4 korrik

Funerali për udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit do të fillojë më 4 korrik

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

​Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

​Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën