TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SIPRI: Pengesat në prodhim, shkak i uljes së të hyrave nga shitjet e armëve në botë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SIPRI: Pengesat në prodhim, shkak i uljes së të hyrave nga shitjet e armëve në botë

Të hyrat prej shitjes së armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive më të mëdha në këtë industri, kanë arritur në 597 miliardë dollarë më 2022, 3.5 për qind më pak sesa më 2021, ndonëse kërkesa është rritur dukshëm, sipas raportit më të ri që është publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm (SIPRI).

Kjo ulje ka qenë rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të kompanive të armëve në Shtetet e Bashkuara.

Të hyrat janë rritur dukshëm në Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme.

Rritja e madhe e numrit të porosive dhe nënshkrimi i kontratave të reja, sugjeron se të hyrat globale prej shitjes së armëve mund të rriten dukshëm në vjetët në vijim.

Kërkesa për armë rriten, prodhimi çalon

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë dhe tensionet gjeopolitike rreth botës, kanë rezultuar me rritje të kërkesës për armë dhe pajisje ushtarake më 2022.

Megjithatë, pavarësisht pranimit të porosive të reja, shumë kompani amerikane dhe evropiane për prodhim të armëve, nuk kanë mundur të rrisin prodhimin për shkak të mungesës së punëtorëve, rritjes së çmimeve dhe çrregullimeve në zinxhirin e furnizimit, të shkaktuara prej luftës në Ukrainë.

Për më shumë, shtetet kanë bërë porosi të reja në fund të vitit të kaluar dhe koha në mes të porosive dhe prodhimit, ka nënkuptuar rritje të kërkesës, e cila nuk është reflektuar në të hyrat e këtyre kompanive për vitin 2022.

“Shumë kompani armësh përballen me pengesa në përshtatjen e prodhimit për luftë të intensitetit të madh”, ka thënë Lucie Beraud-Sudreau, drejtore e Programit të SIPRI-t për prodhim armësh.

“Megjithatë, kontrata të reja janë nënshkruar, kryesisht për municione, të cilat mund të përkthehen në rritje të të hyrave për vitin 2023 e tutje”.

Për dallim prej kompanive të mëdha amerikane dhe evropiane, kompanitë në Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme, kanë regjistruar rritje të madhe të të hyrave më 2022, duke demonstruar kapacitetet e tyre për të reaguar në periudha të shkurtra.

Ky fakt është bërë realitet sidomos në vendet si Izraeli dhe Koreja e jugut.

Të hyrat në 42 kompani amerikane të armëve, që janë në listën e 100 kompanive kryesore në botë, ka rënë për 7.9 për qind, përkatësisht ka arritur në 302 miliardë dollarë më 2022.

Ajo përbëjnë 51 për qind të të hyrave totale të 100 kompanive kryesore.

Prej 42 kompanive amerikane, 32 kanë regjistruar rënie në të hyra, duke e cituar më së shpeshti zinxhirin e furnizimeve dhe mungesën e punëtorëve – dy faktorë të përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ne kemi nisur të shohim fluks të porosive të reja, të lidhura me luftën në Ukrainë dhe disa kompani të mëdha amerikane, përfshirë Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies, kanë marrë porosi të reja”, ka thënë Nan Tian, hulumtues i lartë në SIPRI.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Tajvani investon 40 miliardë dollarë për kupolë mbrojtëse dhe armatim amerikan

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Kushtet e rënda të motit godasin kampet e zhvendosjes në Gaza, ndërsa Izraeli bllokon ndihmat

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër një të dyshuari për shitblerje narkotikësh

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

Ndoqi policin në Skoci me sharrë elektrike, shpallet fajtor shqiptari për tentim vrasje

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

“Një kafe me kryetarin”, Bekë Berisha publikon foto me Ramën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën