TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bie nga ndërtesa një grua në Fushë-Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar tre të dyshuarve, Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Murselit.

Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, G.P. për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa K.K. për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.

Sipas komunikatës, gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 euro. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë e Gjykatës Themelore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i zjarrit në banesë

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe togeri

Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie aksidentale nga disa të mitur

Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie aksidentale nga disa të mitur

City konfirmon largimin e Bernardos

City konfirmon largimin e Bernardos

Papa Leo: Bota po “shkatërrohet nga grusht tiranësh”

Papa Leo: Bota po “shkatërrohet nga grusht tiranësh”

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

Flick arrin marrëveshje për kontratën e re

Flick arrin marrëveshje për kontratën e re

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i zjarrit në banesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën