Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 09:30, mbahet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.
Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./kp






