TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, nga një muaj paraburgim për 4 persona

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Grabitja në Suharekë, ja si ikën të dyshuarit nga Policia

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet B.B., B.I., L.C., T.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale grabitje në një argjendari në Suharekë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se B.B., B.I., dhe L.C., më 22 nëntor, në ora 15:45 në Suharekë, në lokalin argjendaria “Diakos 2”, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze, duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B. dhe A.B.

Në njoftim thuhet se të pandehurit me inicialet B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L.C., që të gjithë të maskuar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij.

Pas kësaj, ata fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze”, ngjyrë hiri, largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia.

I pandehuri, T.B., më 30 nëntor 2023, në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë, me urdhër së procedurës paraprake policia ka gjetur një revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS and B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armët.

Se, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh faktin se të dyshuarit kanë qenë në arrati deri në ditën e arrestimin, atyre iu është caktuar masa e paraburgimit me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre gjatë fazës hetimore.

Ndryshe, për të njëjtin rast, më 27 nëntor 2023, gjyqtarja e procedurës paraprake kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të pandehurve F.T., dhe A.B., iu ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se kishin kryer veprën penale dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Inspektorët zbulojnë shkelje në Fushë Kosovë, pezullohen punimet në një vendpunishte

Inspektorët zbulojnë shkelje në Fushë Kosovë, pezullohen punimet në një vendpunishte

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Sveçla: Sekuestrohen armë dhe municion në një operacion policor në Zubin Potok

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Shkodra: Liderët opozitarë nuk kanë besu që i fitojnë zgjedhjet, kjo ndjehet nga votuesit

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Garë e fortë për Fisnik Asllanin

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Inspektorët zbulojnë shkelje në Fushë Kosovë, pezullohen punimet në një vendpunishte

Inspektorët zbulojnë shkelje në Fushë Kosovë, pezullohen punimet në një vendpunishte

Sveçla urdhëron hetim për rastin e vrasjes trefishtë në Gjilan, asnjë polic nuk do të mbetet i paprekshëm

Sveçla: Sekuestrohen armë dhe municion në një operacion policor në Zubin Potok

Bora favorite ndaj Prishtinës edhe në duelin e dytë

Bora favorite ndaj Prishtinës edhe në duelin e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën