TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllet për publikun gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Infrastrukturës dhe disa komuna nënshkruajnë kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve

Seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, është mbyllur sërish për publikun.

Nga zyra e kryetares së trupit gjykues, Medie Bytyqi, bënë të ditur se edhe seanca e sotme mbyllet për publikun me kërkesë të prokurorit Armend Hamiti, ku pritet të dëshmojë dëshmitari D.K., dhe një tjetër dëshmitare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Arsyetimi për mbylljen e seancës ishte se gjatë këtyre dëshmive, mund të jepen të dhëna që i përkasin jetës personale dhe familjare.

Edhe seanca e 5 tetorit 2023, ishte mbyllur për të njëjtat arsye.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, në bashkëkryerje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin, Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore. Fillimisht, thuhet se i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/i ndjeri Rexhepi kishte ndaj tij, e vë në lajthitje të njëjtin, ashtu që duke filluar nga 9 janar 2021, i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMË X3”, për vlerën prej 30 mijë euro.

Aktakuza thotë se i pandehuri Jeton, më 8 prill 2021 të dëmtuarin Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij, e më pas i pandehuri Jeton në mënyre tinëzare e privon nga jeta Rexhepin, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30 mijë euro, siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave, e më pas kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë. Të nesërmen, thuhet se së bashku e marrin kufomën dhe i pandehuri Nexhat e varros për t’i zhdukur gjurmët./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

“Këndi i Debatit” – 17.07.2026

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Haxhiu u drejtohet bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën