TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

1 muaj paraburgim policit në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kërkohet rritja e numrit të gjykatësve në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Oda e Avokatëve paralajmëron masa

Gjykata Themelore ne Gjakove

Gjykata Themelore në Gjakovë, i ka caktuar 1 muaj paraburgim zyrtarit policor të kësaj komune, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të dhunimit dhe ngacmimit ndaj një 16-vjeçare.

Përmes një njoftimi, thuhet se gjyqtari i kësaj procedure, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimit e masës së paraburgimit për zyrtarin policor.

“Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurit E.S., për vepër penale të dhunimit dhe ngacmimit Gjakovë, 28 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, atë të dhunimit dhe ngacmimit. Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor 2023”, thuhet në komunikatë.

Më tej, thuhet se ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare, e që thuhet se e ka shqetësuar vazhdimisht në mënyra të ndryshme.

“Sipas kërkesës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen”. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale, ”Dhunimi” dhe “Ngacmimi” të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

Moti sot

Moti sot

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën