TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama në Këshillin e Atlantikut: Domosdosshmëri njohja e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama në Këshillin e Atlantikut: Domosdosshmëri njohja e Kosovës

Shqipëria dhe rajoni, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndodhen në ditët e tyre më të mira, ndaj edhe konflikti në botë nuk duhet të kalojë në kufjtë e rajonit.

Rama kështu u deklarua në Këshillin e Atlantikut ku u diskutua mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vuri theksin në domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

“Nesër është përvjetori i 111 pavarësisë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por edhe rajoni. Edhe Shqipëria edhe rajoni kanë nevojë për më shumë më tepër, kemi sfida dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë, na duhet të mësojmë e punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë ne duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit, rajonit por edhe i botës. Kur them rajoni s’ka qenë asnjëherë më mirë, nënkuptoj krahasuar me disa vjet më parë. Por sigurisht kemi probleme, kemi ende një elefant të madh në dhomë, njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë. Kjo pjesë më e vështira deri më sot, ka treguar se është domosdoshmëri. Kanë ndodhur hapa pas e mangësi që do vijojnë të ndodhin. Në kontekstin më të gjerë, agresioni rus në Ukrainë, lufta mes Izraelit e Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë rajonit tonë”, tha Rama, raporton abcnews.al

“Ne jemi një rajon që ka kompleksitete shumë të mëdha, jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend fetar ku myslimanë e krishterë jetojnë në harmoni. Ja pse besoj se lufta Izrael Hamas është e rrezikshme. Sepse Hamas, është agjent kaosi dhe ky kaos, që duan ta përhapin kudo jo vetëm në lindjen e mesme, mund të ndikojë edhe rajonin tonë nëse nuk bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme, për ta mbajtur kaosin jashtë. Nga ana tjetër, kjo situatë, që është përmirësuar shumë duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje mes Kosovës e Serbisë, në njohje të plotë të Kosovës, me paqen përfundimtare”.

“Ajo ç’ka ndodhi pak muaj më parë, ishte një shenjë shumë e fortë, dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë, por edhe e Beogradit që nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Edhe një herë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për paqe”.

“Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasjen e autoriteteve të Kosovës, dhe duke pranuar në parim asociacionin kryeministri i Kosovës, ka dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi, apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”, vijoi më tej Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Pse seanca konstituive nuk vazhdoi pas 48-orëve?

“Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit”- Vuçiq e kalon vijën e kuqe, BE hesht

“Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit”- Vuçiq e kalon vijën e kuqe, BE hesht

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“VITA”: Në produktet tona nuk u gjet vaj palme – Muja: Kjo kompani është importuesi më i madh i vajit të palmës

“Para lufte s’kanë pas asgjë, tash multimilionera”, mërgimtari viziton Kuvendin, i zhgënjyer me deputetët

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

Plagoset një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën