Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të turbullimit të ujit në Liqenin e Ujmanit”, do të ketë reduktime me furnizim me ujë në Fushë- Kosovë.
Sipas njoftimit reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.
“Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në Liqenin e Ujmanit, jemi të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën. Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.
Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njëjtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.