TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga opozita thonë se buxheti për vitin 2024 nuk është zhvillimor, ekonomistët mendojnë ndryshe

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024, për këtë projektligj të cilin e votuan 62 deputetë. Për këtë buxhet, kritik po shprehen nga opozita duke thënë se nuk do të jetë zhvillimor. Ndërkaq njohës të ekonomisë mendojnë të kundërten.

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë – Prishtinë

Foto ilustruese

Pas diskutimeve të shumta, Kuvendi i Kosovës më 16 nëntor miratoi në shqyrtim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove.

Sipas Qeverisë, buxheti do të rritet në disa sektorë vitin e ardhshëm, përfshirë sigurinë, shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin.

Mirëpo lidhur më këtë nga opozita shprehën kritika.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi njëherësh edhe deputet i PDK-së konsideron se ky buxhet nuk do të jetë zhvillimor.

“E kemi një buxhet fatkeqësisht jo zhvillimor, social një buxhet i cili nuk na jep prespektivë për zhvillimin e kapaciteteve investuese kapitale nuk na jep prespektivë në hapjen e vendeve të reja të punës, nuk na jep prespektivë për zhvillimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve publike që janë premtim i kësaj qeverie, nuk kemi planifikim për thithjen e investitorëve të jashtëm”, thotë Shala.

Tutje, deputeti opozitar thotë se ky buxhet është diskriminues derisa rendit dhe disa arsye.

“Shqetësuese është fakti që pjesa dërrmuese e buxhetit shkon në kategoritë e linjës buxhetore subvencione që është mbi 1.1 miliardë euro, ndërsa kemi shumë më pak diku rreth 800 milionë euro investime kspitale. Pastaj buxheti ka një mangësi tepër është jashtëzakonisht diskriminues mbi bazën e regjioneve dhe menaxhimit politik të pushteteve lokale, pra kemi një dispropocion edhe logjik edhe lokal sa i përket komunave ku nuk menaxhohet nga LVV”, ka thënë ai.

Megjithatë njohësi i ekonomisë Jakup Bellaqa mendon të kundërtën.

Bellaqa thotë se këtë buxhet e sheh më shumë zhvillimor se social.

“E shoh më shumë buxhet zhvillimor se social sepse ka rritje diku 102 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar, kuptohet që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve janë më të mëdhaja mirëpo ka progress dhe rritje dhe sidomos ka rritje në sektor strategjik”, vlerëson ai.

Pesë institucionet me buxhetin më të madh në vitin 2024 pritet të jenë: Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes si dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zjarrfikësit parakalojnë me automjete në Mitrovicë

​Zjarrfikësit parakalojnë me automjete në Mitrovicë

Zyhrije Pllana emërohet Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës

Zyhrije Pllana emërohet Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK nis remontin vjetor në njësinë B2 të TC “Kosova B”

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, flasin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, flasin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Liga e Kampionëve, finalistët përcaktohen të mërkurën

Irani hap zjarr ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA vazhdojnë bllokadën e tyre

Garda Revolucionare iraniane: Anijet që shkelin rregullat në Hormuz do ndalohen me forcë

​Zjarrfikësit parakalojnë me automjete në Mitrovicë

​Zjarrfikësit parakalojnë me automjete në Mitrovicë

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Zyhrije Pllana emërohet Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës

Zyhrije Pllana emërohet Drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

KEK nis remontin vjetor në njësinë B2 të TC “Kosova B”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën