TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjukanoviqët drejt daljes nga “Prva banka”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjukanoviqët drejt daljes nga “Prva banka”

Banka Qendrore e Malit të Zi ka konfirmuar se ka interesim për blerjen e disa aksioneve – deri në 50 për qind – të “Prva Bankës”, pronar i së cilës është biznesmeni Aco Gjukanoviq, vëllai i ish-kryeministrit dhe ish-presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.

Në njoftim thuhet vetëm se kompania e interesuar nga Serbia, e ka dorëzuar kërkesën më 27 tetor.

“Afati për marrjen e vendimit është 60 ditë pune nga dita kur është konstatuar se kërkesa është në rregull, gjegjësisht kur është vlerësuar se është dorëzuar dokumentacioni i paraparë – relevant për zbatimin e procesit të vendimmarrjes”, tha Banka Qendrore e Malit të Zi (CBCG) për Radion Evropa e Lirë.

Ky institucion është gjithashtu i autorizuar për të kontrolluar besueshmërinë e palës së interesuar për blerjen e aksioneve të “Prva bankës”.

Radio Evropa e Lirë pyeti “Prva bankën” se kush është blerësi potencial i aksioneve dhe cilët aksionarë aktualë të “Prva bankës” janë të interesuar për shitjen e tyre, por nuk mori përgjigje.

Struktura e pronësisë

Aco Gjukanoviq zotëron rreth 41 për qind të aksioneve, ndërsa kompania shtetërore “Elektroprivreda” pak më pak se 20 për qind.

Të tjerët janë pronarë që zotërojnë nga një deri në katër për qind të aksioneve.
Millo Gjukanoviq kishte rreth shtatë për qind të aksioneve, por hoqi dorë nga pronësia në vitin 2013. Ndërsa, motra e tyre, Ana Gjukanoviq, kishte pak më shumë se një për qind.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare MANS, e cila prej vitesh merret me luftën kundër korrupsionit, Vanja Qalloviq Markoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura e pronësisë ka qenë një konflikt i dukshëm interesi.

“Një nga aksionarët ishte ish-kryeministri dhe ish-presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, pastaj vëllai i tij me më shumë aksione dhe motra e tyre, Ana, ashtu si edhe rrethi më i ngushtë i tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtohet se fondet që kanë ardhur nga investitorët e huaj, janë drejtuar kryesisht përmes kësaj banke”, thotë Qalloviq Markoviq.

Zyra e Ana Gjukanoviqit përfaqësoi investitorët më të mëdhenj të huaj gjatë privatizimeve në Mal të Zi.

MANS ngriti disa kallëzime penale kundër “Prva bankës”.

“Ne ende presim qëndrimin e Prokurorit të ri Special për serinë e kallëzimeve penale që kemi ngritur, sidomos kur bëhet fjalë për paratë nga strukturat e krimit të organizuar, që dyshojmë se janë pastruar përmes ‘Prva bankës’”, thotë Qalloviq Markoviq.

Çka dihet për “Prva bankën” e Aco Gjukanoviqit?

Historia e “Prva bankës” është përshkuar me polemika. Puna i ka nisur me rritje të shpejtë dhe – ndonëse private – ka marrë edhe ndihma shtetërore, rikthimi i të cilave është karakterizuar me parregullsi të dyshuara.

Në fund të vitit 2006, Aco Gjukanoviq i bleu aksionet e “Nikshiqka bankës”, së cilës një vit më vonë ia ndryshoi emrin në “Prva banka” e Malit të Zi.

Që nga fillimi i punës e deri në rënien e partisë së Millo Gjukanoviqit nga pushteti në gusht të vitit 2020, depozita në bankë kishin kompani shtetërore, ministri të shumta dhe institucione të tjera shtetërore, si dhe biznesmenë të afërt me partinë e Gjukanoviqit, DPS.

“Ajo bankë është përdorur kryesisht nga shteti për pothuajse të gjitha punët. Ne e dimë se shumë organe dhe kompani shtetërore, sidomos ‘Elektroprivreda’, kanë pasur një lloj detyrimi për t’i mbajtur fondet e tyre në ‘Prva bankë’, pa marrë parasysh se bankat e tjera mund t’iu kenë ofruar kushte më të favorshme”, thotë Qalloviq Markoviq.

Shariq, klient i “Prva bankës”?

Një nga kallëzimet penale, të ngritura nga MANS-i, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të kontrollojë funksionimin e “Prva bankës” kur bëhet fjalë për dhënien e kredive jashtëzakonisht të favorshme, përfshirë këtu edhe një kredi shumëmilionëshe për Darko Shariqin, i dënuar në Serbi për kontrabandë droge.

“Shpresojmë që edhe ai rast të procedohet dhe të përcaktohet se çfarë ka ndodhur realisht, sepse të dhëna të shumta për punën e asaj banke mbeten të fshehura”, thotë Qalloviq Markoviq.

Rrjeti i Kërkimit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (OCCRP) ka gjetur se për “Prva bankën”, Shariq ka qenë “një klient i besueshëm, i cili i ka dalë në ndihmë në kohë krize”. Sipas OCCRP-së, ai “ka bërë një depozitë me afat prej miliona eurosh, në kohën kur banka mezi i ka përmbushur urdhrat e depozituesve”.

Me trajtimin e Shariqit dhe kriminelëve të tjerë, “banka ka shkelur ligjin dhe rregulloret e saj të brendshme”, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Malit të Zi, në të cilat OCCRP-ja ka thënë se ka pasur qasje.

Patundshmëria e “Prva bankës”

Në kulmin e krizës së likuiditetit në vitin 2009, “Prva banka” ka dalë shpesh me njoftime se shet asetet e debitorëve, që nuk kanë arritur t’i shlyejnë kreditë e tyre.

Atë vit është publikuar shpallja për shitjen e një pjese të ishullit Sveti Nikolla në Budvë, të cilën e kishte lënë peng biznesmeni Stanko Cane Subotiq për një kredi prej 20 milionë eurosh.

Pjesa e ishullit ka mbetur e hipotekuar nga banka deri në vitin 2017, kur është blerë nga ish-kryeministri i Tajlandës në mërgim, Thaksin Shinawatra, i cili gjithashtu ka marrë nënshtetësinë malazeze./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan diskuton me homologun iranian për tensionet rajonale

Erdogan diskuton me homologun iranian për tensionet rajonale

Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare

Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare

Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin

Aksident tragjik në Itali: Dy shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me kamionin

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Dinamo e Zagrebit luan me Genkun në plejofin e Ligës së Evropës

Dinamo e Zagrebit luan me Genkun në plejofin e Ligës së Evropës

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Peci thotë se do të dorëzojë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Peci pas intervistimit nga Prokuroria: Kallëzimi i LDK-së është i rremë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim korrikun e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë

Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Rusia i shkruan OKB-së për Kosovën dhe Grenlandën

Rusia i shkruan OKB-së për Kosovën dhe Grenlandën

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria autorizon Policinë të nis hetime në Obiliq

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria autorizon Policinë të nis hetime në Obiliq

Faton Peci intervistohet nga Prokuroria Speciale për grantet e bujqësisë

Faton Peci intervistohet nga Prokuroria Speciale për grantet e bujqësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën