TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden: Në kontakt me udhëheqësit për zbatimin e “çdo aspekti” të marrëveshjes për pengjet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
ShBA shtyn përpara zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se lirimi i negociuar i pengjeve nga Hamasi dhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli ishte “rezultat i diplomacisë së zgjeruar të Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti tha se ai dhe ekipi i tij kanë punuar për javë të tëra për një pauzë në luftime, duke kërkuar lejimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe lirimin e të rrëmbyerve nga Hamasi në Izrael më 7 tetor.

Presidenti amerikan falenderoi Katarin, Egjiptin dhe Izraelin për marrëveshjen që mundësoi lirimin e disa prej personave që u morën peng nga Hamasi.

Presidenti Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë.

“Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Presidenti Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.

Presidenti Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti Biden tha se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

“Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se Hamasi e bëri sulmin pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Ndërsa i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Duhet ta shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë një ditë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha Presidenti Biden./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këshilli i Evropës: Reforma territoriale në Shqipëri të mos bëhet me nxitim, të dëgjohen qytetarët

Këshilli i Evropës: Reforma territoriale në Shqipëri të mos bëhet me nxitim, të dëgjohen qytetarët

Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

Zjarre të mëdha përfshijnë Turqinë, evakuohen banorë dhe mbyllet një autostradë

Dukagjini u kërkon falje tifozëve pas humbjes së thellë ndaj Luganos

Dukagjini u kërkon falje tifozëve pas humbjes së thellë ndaj Luganos

Ballkani kërkon përmbysjen ndaj Bohemians në “Fadil Vokrri”

Ballkani kërkon përmbysjen ndaj Bohemians në “Fadil Vokrri”

Hoti para kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë, për ta rikthyer LDK-në si forcën kryesore politike

Hoti para kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë, për ta rikthyer LDK-në si forcën kryesore politike

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Shembet hoteli pa leje në zonën e Ujmanit

Shembet hoteli pa leje në zonën e Ujmanit

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj

Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën