Është arratisur një person nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti tashmë vazhdon nën hetime.
“Lipjan / 23.11.2023-21:14. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.