TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet shqyrtimi i projektligjit për gjendjen civile dhe ai për letërnjoftim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Miratohet shqyrtimi i projektligjit për gjendjen civile dhe ai për letërnjoftim

Është miratuar në mbledhjen e Qeverisë, shqyrtimi i  projektligjit për gjendjen civile.

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përmes këtij ligji synohet avancimi i kornizës ligjore të gjendjes civile në përgjithësi, avancimi i sigurisë së të dhënave dhe forcimi i mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e rasteve të personave të paregjistruar.

“Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e sistemit për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërësve të gjendjes civile, mundëson regjistrimin e të gjitha fakteve të ndodhura në territorin e Republikës së Kosovës, rregullon obligimin e institucioneve për raportim zyrtare të fakteve natyrore, bën rregullimin e përdorimit dhe ruajtjes së të dhënave si dhe përcakton organet relevante në fushën e gjendjes civile”, ka deklaruar ai në mbledhjen e Qeverisë.

Po, ashtu gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe shqyrtimi i projektligji për letërnjoftim.

Me këtë projektligj iu mundësohet të gjithë qytetarëve që nga lindja që të pajisen me letërnjoftim.

“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushtet për përdorimin e letërnjoftimit si dhe detyrimet e shtetasit të Republikës së Kosovës në raport me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës që nga lindja deri në moshën 16 vjeçare të mund të pajisët me letërnjoftim, por pa qenë i detyruar. Kjo do të iu mundësojë qytetarëve të kësaj moshë të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende në të cilat ka marrëveshje Kosova. Projektligji po ashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen e letërnjoftimit, afatin e vlefshmërisë së tij si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjen apo vjedhjes së tij”, ka deklaruar Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Të shtëna me armë në Livoç të Gjilanit, dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

Behar Neziri blindon të ardhmen te St. Gallen, rinovon kontratën deri në vitin 2030

Behar Neziri blindon të ardhmen te St. Gallen, rinovon kontratën deri në vitin 2030

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Të shtëna me armë në Livoç të Gjilanit, dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën