Tahiri gjatë mbledhjes së këtij Komisioni, tha se temë diskutimi në raportimin e Sveçlës duhet të jetë Ligji i Pagave.
“Tema që lidhet në komision ka të bëjë me ministrin e Punëve të Brendshme. Kemi pasur qëndrim të ministrit që Ligji i Pagave do të vijë në kuvend të fund të marsit. Mendoj që është urgjente të thërrasim ministrin e të shohim pse nuk ka komunikim as kumtesë se këto janë arsyet pse nuk po mund ta sjellim ligjin. Ky është komisioni që do ta ketë punën më të madhe të amendamenteve. Këtë kërkesë kam që të ftohet zotëri Sveçla në raportim për këtë çështje”, tha ai.
Ndryshe, Tahiri javën e kaluar ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesën e miratimit të Ligjit të Pagave.
Në një konferencë për media, Tahiri me një pankartë “Ku është Ligji i Pagave” kishte kërkuar shpjegime nga ekzekutivi për vonesën e këtij ligji, duke përmendur hapat që ata si subjekt politik kanë marrë./teve1.info/