TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministrja Haxhiu dëshmon për rastin e “Deharit”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ministrja Haxhiu dëshmon për rastin e “Deharit”

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dëshmuar të hënën për rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. Pas intervistimit, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.

Përderisa avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë me dije se i është refuzuar kërkesa e tij që gjatë intervistimit të ministres të jetë i pranishëm, shkruan EO.

Gashi e ka cilësuar prokurorinë si “selektive”.

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

Deklarata e parë nga Policia e Kosovës në atë kohë ishte se Dehari kishte vdekur si pasojë e medikamenteve. Këtë deklaratë e kishte thënë ish-drejotri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i cili për një kohë të gjatë kishte mohuar se kishte dhënë këtë deklaratë.

Vdekja e Astrit Deharit, menjëherë u cilësua si e dyshimtë, ndërsa u kërkua që ndaj tij të bëhej edhe autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ish-kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, i cili tash është në pension, pesë vite më parë kishte thënë se Astrit Dehari kishte pasur shenja në qafë.

Në ditën kritike, menjëherë u njoftua edhe se Ministria e Drejtësisë në atë kohë e udhëhequr nga ish-ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, se kishin filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Astrit Dehari kishte vdekur në ditën e 68-të të qëndrimit të tij në paraburgim në Prizren.

LVV në atë kohë tha se vdekja e Astrit Deharit ishte përgjegjësi institucionale. Dyshime rreth vdekjes së Astrit Deharit pati edhe familja e tij.

Më datë 7 nëntor të vitit 2016, u krye edhe autopsia e trupit të Astrit Deharit ndërsa, Sylë Hoxha atë kohë kishte dalë me deklaratë se ish-aktivisti i LVV-së kishte vdekur si pasojë e asfiksisë apo problemeve me frymarrjen.

Tags: Albulena HaxhiuRasti DehariTomë Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident i rëndë në Stanoc, dy persona të lënduar

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident i rëndë në Stanoc, dy persona të lënduar

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Kurti ndan 640 mijë euro për Qendrën strehimore për gratë e dhunuara në Veri

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Sot varrosen dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Kërkohet pezullimi i projektbuxhetit 2026, Qeveria kundërshton masën e sigurisë

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën