TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nis Kuvendi zgjedhor i LDK-së, në garë për kryetar Abdixhiku dhe Bislimi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Nis Kuvendi zgjedhor i LDK-së, në garë për kryetar Abdixhiku dhe Bislimi

Ka filluar të mbahet Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Sipas tij, LDK nuk rritet e ringrihet duke anashkaluar, përjashtuar, e përbuzur, por duke përbashkuar, respektuar, e mirënjohur secilin që ndanë besimin për të.

“Statuti është i qartë në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të LDK-së. Ju e dini se mandati i kryetarit aktual ka skaduar edhe kryetari i aktual është i gatshëm të rikandidojë dhe një kandidaturë, siç është e imja, do të duhej të vendoseshin në kutinë e fshehtë siç e përcakton statuti nga 355 delegatët e LDK-së në ditën e Kuvendit zgjedhor”, ka pohuar Bislimi.

Ka disa muaj që Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar zgjedhjet e brendshme të partisë dhe ka zgjedhur kryetarët e degëve dhe nëndegëve në të gjitha komunat e Kosovës.

Abdixhiku para pak ditësh ka paralajmëruar  se “Rruga e re e LDK-së po nis”.

“Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore “Rruga e Re”. Le të ketë festë! Le të ringrihemi si një”, kishte thënë ai.

Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa.

LDK është partia e dytë më e madhe opozitare në vend.

Tags: Faton BislimiLDKLumir Abdixhiku
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismaili: Kuvendi i bllokuar prej 10 muajsh, Kurtit i intereson vetëm t’ia lërë fajin opozitës

Ismaili: Kuvendi i bllokuar prej 10 muajsh, Kurtit i intereson vetëm t’ia lërë fajin opozitës

Konjufca propozon Bensik Bislimin ministër, e largon Dimal Bashën

Konjufca propozon Bensik Bislimin ministër, e largon Dimal Bashën

Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, Kurti ministër i Jashtëm

Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, Kurti ministër i Jashtëm

Konjufca: Pa një qeveri të re, vendi e ka të sigurt thellimin e krizës

Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

Hamza në takim me Prattipatin: Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza

Hamza në takim me Prattipatin: Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit intervistohet nga Prokuroria Speciale për masakrën e Reçakut

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit intervistohet nga Prokuroria Speciale për masakrën e Reçakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën