TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Opozita e shqetësuar për draftin e Asociacionit

nga TËVË 1
19 Nëntor, 2023
0
A A
A duhet ta shmangni mëngjesin nëse sheqeri në gjak është i lartë?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë të shqetësuara siç thonë për rrezikun që i kanoset vendit me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor. Megjithëse i njëjti nuk është bërë publik ende, në opinion po qarkullon një draft i prezantuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin deputetët e dy partive opozitare thonë se është origjinali. Sipas tyre, aty ka elemente që janë problematike për vendin dhe që krijon një lloj autonomie për serbët në veri.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se qeveritarët duhet të kenë kujdes në këtë draft dhe përmes vërejtjeve të tyre të largohen çështjen shqetësuese për vendin, siç thotë është theksimi në preambulë të rezolutës 1244.

“Pritja për arritjen e një marrëveshje në kushtet kur po deklarohen se ata kërkojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe ne jemi të gjithë kundër kësaj është problem me arrit marrëveshje. Nëse vendet mike perëndimore që janë duke ndihmuar për arritjen e marrëveshjes, atëherë po besoj se do të shqyrtohen vërejtjen e dy palëve dhe mund të ketë propozim të ri nga BE-ja dhe ShBA-ja në lidhje me statutin e Asociacionit. Duhet të jemi të qartë se as Serbia dhe as Kosova nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e veta që ka qoftë në lidhje me Asociacionin, qoftë nesër në vendosjen e kufijve…Ka shqetësime në disa fusha, por me negocimin e këtyre çështjeve veçanërisht me preambulës ajo që përmend rezolutën 1244 për zgjidhje është problematike për neve. Janë edhe disa çështje të tjera që me siguri qeveria dhe ekspertët që janë duke punuar në të dhe i kanë përgatitur vërejtjen dhe i kanë dërguar në Bruksel”, thotë Haliti për KP.

Më kritik karshi ekzekutivit në lidhje me dialogun dhe për Asociacionin, është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Mendoj se jemi në një terr informativ si asnjëherë më parë sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë etapë por ja që tani po fshehin dhe po tentojnë të kontrabandojnë diçka që është me rëndësi jetike për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe sikurse të ishte gjithçka në rregull ai draft do të ishte në duart e deputetëve. Kryeministri çdo herë i ka mashtruar qytetarët për veprimet e veta dhe sidomos parlamentin e ka lënë në terr informativ për shkak të asaj që është i gatshëm të nënshkruaj gjithçka çka i bie në tavolinë dhe ka ardh me një kauzë se Zajednica nuk kalon”, deklaron Lekaj.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë të premten se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.

“Shqetësimet për (autonomi) janë të individëve të atyre që shpërndajnë drafte. Ne nuk punojmë me shqetësime dhe ne punojmë me analiza. Për më tepër kushtetutshmërinë e draftit të dërguar nga miqtë tanë ndërkombëtar e vërteton Gjykata Kushtetuese, as analistët në studio dhe as politikanët. Janë njerëz që marrin pagë mujore për me vlerësuar kushtetutshmërinë e dokumenteve që iu rezervohen atyre”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten në Bruksel është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, por jo shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq.

Tags: AAKOpozitaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X