TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë për normalizimin e raporteve me Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: BE të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë për normalizimin e raporteve me Kosovën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca denoncoi sot në Budapest përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherësh i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ai në punimet e Konferencës së 11-të të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore “Procesi i integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore”, potencoi rëndësinë e unitetit evropian kundrejt rreziqeve që rajoni dhe Evropa po përballet këto kohë, kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, sikurse edhe përpjekjet për të përhapur vatra të reja konflikti dhe krize.

Konjufca theksoi se është thelbësore që në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në marrëveshjen e Brukselit.

Ai theksoi progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues, përmes një plani kombëtar reformash integruese, ku Kuvendi i Kosovës ka luajtur rol krucial në miratimin, ndryshimin dhe plotësimin e një game të gjerë ligjesh dhe ristrukturimesh të kuadrit institucional në përputhje me kërkesat e BE-së.

“Kosova e sheh Bashkimin Evropian si një bashkësi politike ku respektohen vlerat demokratike, liritë dhe të drejtat, sovraniteti dhe integriteti territorial i anëtarëve të saj”, tha Konjufca, raporton KP.

Në konferencë, shtetet aspiruese për integrim po shkëmbejnë pikëpamje dhe përvoja për procesin integrues, veçanërisht nga këndvështrimi i kontributit të parlamenteve në mbështetjen e agjendës së reformave që shtetet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt BE-së.

Përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit, në konferencë po merr pjesë edhe komisionari për Zgjerimin i BE-së Olivèr Várhelyi, si mbështetje për aspiratat euro-integruese të vendeve të Evropës Juglindore që janë në proces integrimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dele ka pak e kërkesat për kurbane janë rritur, AVUK thirrje për respektim të rregullave

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Konjufca pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Konjufca: Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Çmimi për një litër naftë sot në Kosovë

LDK formon 21 departamente, Abdixhiku: Kemi filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm

Abdixhiku emëron Kryesinë e re të partisë – kjo është përbërja

Çmimi për një litër naftë sot në Kosovë

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte në Skenderaj

Rasti “Banjska”, palët japin sot fjalën përfundimtare

Rasti “Banjska”, palët japin sot fjalën përfundimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën