TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Burdushi” dërgohet në vuajtje të dënimit me burg

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykata dënon me 4 vjet burgim “Burdushin”

Pasi Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i ishte refuzuar kërkesa për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim (nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga Gjykata e Apelit), Burdushi është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i Burdushit, avokati Feim Alaj.

“Përmes urdhëresës së gjykatës, Policia ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë të akuzuarin Burdushi për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, tha Alaj.

Avokati Alaj shtoi se Burdushi është marrë për t’u dërguar në burg, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka kontaktuar me Shaban Kamberajn nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, i cili tha se deri në atë kohë nuk është lajmëruar aty. Kurse, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në Prishtinë nuk janë përgjigjur.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 27 tetorit 2023 kishte refuzuar kërkesën e “Burdushit”, duke e obliguar të njëjtin që të paraqitet të nesërmen në Qendrën e Paraburgimit në

Prishtinë për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim. Ndaj këtij vendimi, përmes avokatit Durim Osmani, “Burdushi” më 31 tetor 2023 kishte parashtruar ankesë për në Gjykatën e Apelit me kërkesën që të prishet vendimi i Themelores dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Por, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e Themelores me arsyetimin se nga raportet mjekësore nuk është vërtetuar se “Burdushi vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe se në rast komplikimi mund të marrë kujdesin e duhur edhe gjatë qëndrimit në burg.

Ndaj “Burdushit” ishte refuzuar edhe kërkesa e parë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe nga Themelorja por edhe nga ajo e Apelit, duke kërkuar që i njëjti të paraqitet për vuajthe të dënimit me burgim prej 4 vite e 6 muaj. Mirëpo “Burdushi” përkundër këtyre vendimeve përmes mbrojtësve kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për në Gjykatës Supreme me kërkesë për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burgim.

“Burdushi” më 10 janar 2023 ishte dënuar nga Themelorja me 4 vite e 6 muaj burgim dhe me 42 mijë euro gjobë për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Apeli, por edhe nga Supremja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

Hamza në marsh: Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi

Hamza në marsh: Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi

E bija e dëshmorit Bajram Sylejmani kërkon drejtësi për ushtarët e lirisë: Kosova po pret

Gjini: Askush nuk mund ta njollosë historinë e luftës së UÇK-së

Gjini: Askush nuk mund ta njollosë historinë e luftës së UÇK-së

Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës

Gucati në “Marshin për Liri”: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte goditje ndaj luftës

Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoxha dhe Tasholli: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën