Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari e ka quajtur të pandershëm, shefin e Grupit Paralamnetar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e akuzoi ministren për vjedhje të rezervave shtetërore.
Hajdari në reagimin e saj, i kanë thënë Tahirit se duhet t’i vijë turp për shpifjet që po i bënë.
“I nderuar deputet, duhet me të ardh turp, turp, turp, për shpifjet që t’i po i bënë. Gjeje një evidencë kur unë kam vjedh diçka. I pandershëm, s’po të vjen turp”, ka thënë Hajdari, përcjell teve1.info
Në replikën e tij, në seancën ku po diskutohet buxheti për vitin 2024, Tahiri ka thënë se për mungesën e ardhjes së rezervave shtetërore ministrja Hajdari, duhet të ndiqet penalisht.
Ai i është drejtuar asaj se krejt deputetët e VV-së janë duke e mbrojtur atë, duke mos lejuar konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore