Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se në takimin e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak nuk është diskutuar për Asociacionin.
Qeveria ka bërë të ditur se nuk pas takimi Bislimi – Petkoviç dhe Lajçak.
Sipas komunikatës në takim është ritheksuar qëndrimi i kryeministrit Kurti të paraqitur më 26 tetor, se nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve.
“Draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me parimin se vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në komunikatë në takim është diskutuar edhe për marrëveshjet e kaluara të cilat nuk po zbatohet nga Serbia.
“Në diskutimin mbi planin e sekuencimit të zbatimit u paraqitën komentet tona që insistojnë në zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike. U trajtuan dhe marrëveshjet të cilat kanë hasur në pengesa e moszbatueshmëri në proces nga pala serbe, siç janë ajo e energjisë dhe çështja e personave të zhdukur me dhunë. Kosova u pajtua me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e
Deklaratës mbi Personat e Pagjetur, pas pranimit nga ana e BE-së të komentit tonë”, thuhet në komunikatë./teve1.info/