TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për buxhetin e vitit 2024: Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për buxhetin e vitit 2024: Do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë

Kryeministri, Albin Kurti ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024.

Ai ka thënë se ky buxhet do jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kanë ndarë edhe 370 milionë euro.

Kurti, po ashtu tha se gjatë vitit të ardhshëm Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i shtohen 600 ushtarë të rinj, ndërsa Policisë 500 rekrutë tjerë.

“Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro ose 22 për qind në shumë se sa aktualisht. 153 milionë euro i kemi ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më se shumti ndonjëherë. Ushtrisë sonë të cilës ja kemi rritur buxhetin për më shumë se dy fish prej që kur kemi ardhur në Qeveri dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3, do të ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në vitin 2024. Kurse policia jonë e cila ka 850 policës të rijnë gjatë qeverisjes sonë, vitin tjetër do të këtë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, ka thënë Kurti në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet buxheti për vitin tjetër.

Tutje, kryeministri ka thënë se kanë ndarë 29 milionë euro për vitin e ardhshëm për masat e punësimit.

“Buxheti i vitit 2014 do të jetë po ashtu prioritet në programin qeverisës sa i përket nevojave të qytetarëve për një ekonomi të fortë më shumë vende punë, për një shëndetësi gjithëpërfshirëse më shërbime me të mira, arsim të zhvilluar me cilësi më të lartë, e sundim të ligjit me drejtësi të reformuar. Për gjatë gati 32 muajve të mandatit ekonomisë ju shtuan 60 mijë vende punë, ku gjysma te të punësuarve janë të rinj dhe të reja nën moshën 25 vjeçare. Vetëm përmes platformës  “Super Puna” për 8 muaj që nga funksionalizimi i saj, janë punësuar mbi 7 mijë e 700 të rinj mes moshës 18-25 vjeç… në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi ndare 29 milionë euro për masat e punësimit. Ndërsa sa i përket sektorit publik, koeficienti I pagave për vitin e ardhshëm do të këtë 110 euro…”.

Kurti tha se do” të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitalave, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit, ashtu që më të dashurve tanë në momentet më të vështira të tyre t’ju mundësohet kujdesi i duhur”.

Ai po ashtu ka prezantuar buxhetin për sektorët tjera.

“Për vitin 2024 shëndetësinë kemi ndarë mbi 340 milionë euro përfshire edhe grandin për komunat. Sektorin e Arsimin do ta mbështesim me 370 milionë euro. Me projekt buxhetin për vitin 2024 forcojmë mbrojtjen e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe e mundësojmë zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e popullit”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën