TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drafti evropian për Asociacionin

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Drafti evropian për Asociacionin

Drafti evropian për asociacionin ka nxitur debate të mëdha në vend. Një nga shqetësimet kryesore është përmendur edhe elementi i arbitrazhit që parashihet në këtë draft. Por njohësit e çështjeve politike thonë se ndërkombëtarët duhet ta mbikëqyrin asociacionin deri sa Kosova të anëtarësohet në NATO.

Kryetemë e diskutimeve aktuale në kuadër të dialogut për Kosovën është drafti i Asociacionit, të cilin e kanë sjellë emisarët euro-amerikanë.

Për këtë dokument, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar, që nuk është siç ai do të dëshironte, por është më i mirë se ai i vitit 2013 dhe 2015.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se bazuar në draftin e publikuar, elementi i arbitrazhit nuk duhet të ketë vend në draftin e asociacionit.

“Ndër pikat që besoj që do të duhej të mos pranoheshin nga Kosova është pjesa e arbitrazhit e cila në një farë mënyre, jep të drejtë që një mekanizëm i huaj të vlerësoi çështje të cilat në një farë mënyre mund të jenë kontestuese mes autoriteteve të Kosovës dhe në këtë rast komunave me shumicë serbe në Kosovë … Ministria e Pushtetit Lokal do të duhej të ishte mekanizmi i cili në një farë mënyre do të vlerësonte ligjshmërinë e vendimeve, rregulloreve që miraton ku Asociacion, por në të njëjtën kohë njëfarë mënyre do të duhej të shërbente si mekanizëm i cili sigurohet që asociacioni të mos dal jashtë kompetencave të saj”, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Për mos ndryshimin e kompetencave të asociacionit, njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, thotë se duhet mbikëqyrja evropiane e këtij rregullimi, deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Unë mendoj se ekziston një siguresë e cila mund ta përjashtoi rrezikun, pjesën më të madhe të rrezikut. Në dokument parashihet mbikëqyrje e Bashkimit Evropian, e punës së Asociacionit për 2 deri në 5 vite, unë mendoj që Kosova duhet të dal me një kërkesë të prerë, që ajo mbikëqyrje të vazhdoi deri në çastin e inkuadrimit të Kosovës në NATO. Kjo do të ishte siguresë për Kosovën që ajo pjesë të mos shkëputet”, tha njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci.

Të enjten kryenegociatorët do të kenë një takim në Bruksel në kuadër të dialogut, ku pritet të diskutojnë edhe për draft-statutin e asociacionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Spitali i Pejës apelon për kujdes në ushqyerje gjatë festës së Bajramit

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Lëndohet Leon Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Tronditet Kosova, Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Tronditet Kosova, Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën