TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK-ja do të marrë pjesë në trajnimin e trupave ukrainas

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FSK-ja do të marrë pjesë në trajnimin e trupave ukrainas

Operacioni “Interflex” është një program trajnimi ndërkombëtar i udhëhequr nga Britania e Madhe për rekrutët ukrainas.

Me ç’rast, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës, në fillim të vitit 2024, do të marrin pjesë në trajnimin dhe përgatitjen e trupave ukrainase.

“Dy vitet e fundit i kemi pasur dy operacione jashtë vendit, është fjala për operacione të ruajtjes së paqes. Aktualisht jemi duke u koordinuar me shtetin britanik, për bashkë zbarkim në Belize, ku do të jemi pjesë e një misioni trajnues të Britanisë së Madhe. Po ashtu, tani jemi në fazën përfundimtare të koordinimit për pjesëmarrje në operacionin “Interflex”, operacion që gjithashtu drejtohet nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar. “Interflex” do të ndodhë në fillim vitit të ardhshëm. Pra, njësitë tona, instruktorët tanë, do të jenë pjesë e ekipit të përbashkët të Britanisë së Madhe dhe aleatëve tjerë për trajnimin dhe përgatitjen e trupave ukrainase në luftën e tyre për çlirim”, deklaroi Maqedonci në emisionin “Këndi i Debatit”.

Njëherit, Maqedonci bëri të ditur se vazhdimisht ka oficerë, nën oficerë dhe ushtarakë, që po përgatiten dhe trajnohen jashtë vendit.

“Në vazhdimësi kemi oficerë, nën oficerë dhe ushtarë që përgatiten dhe trajnohen jashtë vendit. Çdo ditë, i kemi mbi 100 prej tyre që janë duke u trajnuar dhe edukuar në ndonjë shkollë, kurs apo institucion edukues ushtarak jashtë Kosovës. Kryesisht fokusi është Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi tutje ministri i mbrojtjes në Tëvë1.

Kujtojmë se Ministria Britanike e Mbrojtjes, më parë ka njoftuar se më shumë se 17 mijë ushtarë ukrainas, janë trajnuar në një vit sipas një programi të udhëhequr nga Britania si pjesë e mbështetjes së saj për Kievin pas pushtimit rus.

Programi i trajnimit përfshin Britaninë, si dhe forcat e armatosura të nëntë vendeve të tjera: Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Lituanisë dhe Holandës./teve1.info/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën