Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, përcjell teve1.info
Tutje bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.