TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Daka: Gjatë këtij viti kemi pranuar rreth 581 kërkesa për lirim me kusht

nga TËVË 1
12 Nëntor, 2023
0
A A
​Daka: Gjatë këtij viti kemi pranuar rreth 581 kërkesa për lirim me kusht

Mbi 580 të burgosur kanë bërë kërkesë për t’u liruar me kusht gjatë këtij viti.

Vetëm gjysma e tyre ka përmbushur kriteret ligjore, ndërkohë që Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar kërkesat e rreth 50 për qind të tyre. Kështu tregon kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, ku deklaron se ka raste edhe të revokimit të vendimit. Ajo thotë se pas lirimit, personat që kanë kryer vepër penale, kanë përsëritur vepra të tilla ose janë larguar nga Kosova pa paralajmërim.

Ajo flet edhe për shkresat që pranojnë nga gratë që mos të aprovohen kërkesat e bashkëshortëve të tyre dhunues për lirim.

“Në këtë vit, nga janari deri në shtator të këtij viti diku kemi pranuar rreth 581 kërkesa ku përafërsisht 50 për qind të tyre janë aprovuar, ndërsa pjesa tjetër është refuzuar kërkesa e tyre për lirim. Sa i përket kritereve, sipas Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale vlerësohet sjellja e të dënuarit në institucionin korrektues. Pra, vlerësohet së pari se a kanë shkelje disiplinore, pra a kanë përfill rendin shtëpiak dhe sa janë të sjellshëm në hapësirën e vendit ku e vuajnë dënimin, pastaj si e kanë qëndrimin e tyre ndaj veprës penale, pra a janë penduar, a kanë shprehur një lloj pendimi, çfarë raporti kanë me familjen e të dëmtuarit, si janë pra sjelljet e tyre, si janë sjelljet ndaj stafit korrektues, si janë sjelljet ndaj të burgosurve të tjerë, a kanë pasur shkelje në raport edhe me stafin dhe në raport me të burgosurit. Kryesisht vlerësohet sjellja e tyre nga momenti kur pranohen në Qendrën Korrektuese deri në momentin kur bëhet vlerësimi i tyre”, deklaron ajo për KP.

I dënuari ka të drejtë që sa herë që e arrin kushtin të paraqes kërkesën për lirim me kusht, por një pjesë të dënimit duhet ta vuajnë në burgim.

“Ky panel i vlerëson kërkesat e të burgosurve, të cilët kanë arritur kushtin ligjor që të bëjnë një kërkesë për lirim me kusht. Kjo është 2/3 në rastin kur kanë kryer veprën penale, e cila është e dënueshme deri në pesë vite me burgim, apo ata të cilët kanë kryer 2/3 e dënimit për veprat penale të cilat janë të dënueshme me dënim me burgim mbi pesë vjet. Pra këto janë rastet kur ata duhet t’i përmbushin këtë kriter ligjor së pari dhe pastaj duhet të përmbushin edhe një mori kriteresh të tjera të cilat vlerësohen nga Paneli për Lirim me Kusht”, tregon ajo.

Pavarësisht plotësimit të kritereve për lirim me kusht, ka raste kur të njëjtit vazhdojnë me veprat penale pas lirimit.

“Kemi pasur raste kur të dënuarit i është aprovuar kërkesa, është liruar me kusht, mirëpo në momentin kur është gjendur në liri i ka shkelur rregullat e lirimit me kusht dhe të njëjtit i është bërë revokimi i lirimit me kusht dhe është kthyer në vuajtje të dënimit. Këto janë rastet kur nuk e njoftojnë Shërbimin Sprovues se largohen nga shteti, pra pa lejen e Panelit për Lirim me Kusht largohen, nuk lajmërohen në Shërbimin Sprovues sepse i kanë afatet kur duhet të lajmërohen apo eventualisht mund të kryejnë ndonjë vepër të re penale, ku atëherë automatikisht revokohet lirimi me kusht”, thekson Daka.

Pranë panelit të përbërë prej tre anëtarëve, Daka shton se ka kërkesa edhe të grave të cilat kërkojnë të lirohen për shkak se kanë fëmijët e vegjël.

“Duke marrë parasysh që edhe numri i grave të cilat janë të shpallura fajtore për vepra penale, i cili është një numër jashtëzakonisht i vogël, kemi edhe një numër shumë të vogël të kërkesave. Me sa më kujtohet vitin e kaluar kemi pasur gjithsejtë katër kërkesa, tri prej të cilave janë aprovuar, ndërsa vetëm një është refuzuar. Sa i përket të miturve është numri edhe më i vogël sepse të mitur të cilët janë dënuar me burgim për të mitur është shumë i vogël. Edhe ata kanë një të drejtë e ajo është që kur të kalojnë 1/3 kanë të drejtë që të bëjnë kërkesë për lirim me kusht. Megjithatë, numri është shumë i vogël dhe ato kërkesa janë aprovuar, kanë qenë dy gjatë këtij viti, dhe të dyjat janë aprovuar”, shprehet ajo.

Paneli për Lirim me Kusht është institucion në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili funksionon duke u bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Përbëhet prej tre anëtarëve, dy anëtarë janë gjyqtarë, kryesuesi është nga Gjykata Supreme, një nga Gjykata e Apelit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Tags: lirim me kushtQendra korrektuesevaldete daka
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, kanosje dhe posedim narkotikësh në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, kanosje dhe posedim narkotikësh në Prizren

Thaçi telefonon Ramen një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Thaçi telefonon Ramen një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Kurtin

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Kurtin

Orav uron ambasadorin e ri italian në Kosovë, Maurizio Antonini

Orav uron ambasadorin e ri italian në Kosovë, Maurizio Antonini

Ish-gjyqtari Iturralde flet për komentin ‘falënderoj Zotin’ nga zyrtarët e VAR-it pas golit të anuluar në El Clasico

Ish-gjyqtari Iturralde flet për komentin ‘falënderoj Zotin’ nga zyrtarët e VAR-it pas golit të anuluar në El Clasico

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, kanosje dhe posedim narkotikësh në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, kanosje dhe posedim narkotikësh në Prizren

“Yamal e meriton Topin e Artë”

“Yamal e meriton Topin e Artë”

Thaçi telefonon Ramen një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Thaçi telefonon Ramen një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Kurtin

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Kurtin

Ngritet Mbappe, tre kandidatë seriozë për Këpucën e Artë

Ngritet Mbappe, tre kandidatë seriozë për Këpucën e Artë

Shërbimet ruse të inteligjencës godasin zemrën e Evropës – zjarri në Varshavë ishte sabotim i orkestruar

Shërbimet ruse të inteligjencës godasin zemrën e Evropës – zjarri në Varshavë ishte sabotim i orkestruar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X