TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gërmimet për mbetje mortore, Grajçevci: Në Shtavalj të Serbisë dyshohet për varreza masive

Pas Prekazit, gërmimet kanë vazhduar edhe në Tusuz të Prizrenit ku u gjetën mbetje mortore potencialisht të viktimave të luftës, lokacion i cili është i trembëdhjeti gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës. Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur bënë të ditur se do të zgjerohet perimetri në kanale të tjera për gërmime.

nga Lendrina Kodrolli
10 Nëntor, 2023
0
A A
Gërmimet për mbetje mortore, Grajçevci: Në Shtavalj të Serbisë dyshohet për varreza masive

Ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, gjatë javës kanë kryer disa gërmime me ç’rast kanë gjetur mbetje mortore në dy lokacione.

Gjatë së enjtës në Prekaz të poshtëm të Skenderajt, pas gërmimeve u zhvarrosën mbetje mortore të tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërsa gjatë së premtes, gërmimet vazhduan edhe në Tusuz të Prizrenit ku u gjetën mbetje mortore potencialisht të viktimave të luftës, lokacion i cili është i trembëdhjeti gjatë këtij viti brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ftuar në “InfoNata” në Tëvë1 bëri të ditur se do të zgjerohet perimetri në kanale të tjera për gërmime.

“Në ditët në vijim do të zgjerojmë perimetrin edhe në dy kanale të tjera që do të bëhen gërmimet. Informatat janë të shumta që mundemi me i marrë. Në Prekaz aktualisht  i kemi marrë prej Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, deri më tani ka pasur dy hulumtues në Hagë, të cilët kanë hulumtuar arkiva të Tribunalit të Hagës, në të njëjtën kohë janë duke hulumtuar edhe arkivat e UNMIK-ut, edhe arkivat e EULEX-it që kanë operuar në Kosovë edhe këto raporte, këto informata pastaj duke i përfshirë edhe dëshmitarë të ndryshëm natyrisht”, tha Hoti.

Ndërkohë, pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, përkundër paqartësive, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, Sienicë, në teritorin e Serbisë.

E lidhur me këtë kryetari i këshillit të familjeve të të zhdukurve, Ahmet Grajçevci thotë se sipas imazheve satelitore dyshohet se aty ka varreza masive.

“Në Shtavel është mirë që të gërmohet sepse aty supozohet dhe dyshohet që ka varreza massive aty, sepse Serbët nuk e kanë pranu asnjëherë se ka, por imazhet satelitore i kanë tregu në bazë të dëshmitarëve që aty ka varrezë massive”, tha Grajçevci.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa, shkak mungesa e institucioneve

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa, shkak mungesa e institucioneve

Dita vendimtare për Drenicën, ekipi i Sokolit pritet të rikthehet në Superligë

Dita vendimtare për Drenicën, ekipi i Sokolit pritet të rikthehet në Superligë

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

​Tri vite pa kryeprokuror- A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Shatërvani i Neptunit në Madrid njolloset me të kuqe në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael

Shatërvani i Neptunit në Madrid njolloset me të kuqe në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Kurti: Duam qeveri normale, jo qeveri tranzitore dhe të përkohshme

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë në Armeni

Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë në Armeni

Rrahu motrën e tij, arrestohet një person në Gjakovë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X