TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përralla e Tottenhamit kthehet në një makth, lëndimet i japin fund ëndrrave për një titull kampion

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përralla e Tottenhamit kthehet në një makth, lëndimet i japin fund ëndrrave për një titull kampion

Tottenhami ka luajtur futboll fenomenal që nga fillimi i sezonit dhe është një nga surprizat më të mëdha të Ligës Premier, pasi po lufton për kryesimin e tabelës pas largimit të Harry Kane, por përralla e gjelave mund të marrë fund së shpejti.

Skuadra e trajnerit, Ange Postecoglou, i cili pikërisht sot u shpall trajneri i muajit në kampionatin anglez të futbollit, është goditur rëndë nga lëndimet, por edhe nga pezullimet e lojtarëve.

Rasti i fundit është ai i James Maddison, ndoshta lojtari më i mirë i skuadrës këtë sezon, i cili pësoi dëmtim të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit.

Nesër (e shtunë), Tottenham do të vizitojë Wolves në raundin e 12-të të Ligës Premier dhe do të kërkojë fitoren për të vazhduar garën për vendin e parë me Manchester Cityn dhe Arsenalin dhe Postecoglou nuk mund të llogarisë në tetë lojtarë, përfshirë Maddison.

Cristian Romero dhe Destiny Udogie kanë kartonë të kuq, Micky van de Ven do të jetë jashtë fushës për shkak të një lëndimi të paktën deri në fund të vitit.

Sulmuesi brazilian Richarlison, i cili iu nënshtrua një operimi, ishte gjithashtu jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme, siç ishte edhe Ivan Perišić, i cili e përfundoi sezonin shumë kohë më parë, duke mos llogaritur edhe nënshkrimin veror Manor Solomon.

I vetmi lajm i mirë për Tottenhamin është rikuperimi i Giovanni Lo Celso dhe Rodrigo Bentancur të cilët padyshim që pritet të luajnë një rol në planet e Postecoglout pas lëndimeve të shumta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Ronaldo sqarohet me selektorin Jesus

Haaland nuk largohet nga City

Haaland flet për të ardhmen e tij, pas vendimit për Cityn

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova zëvendëson Conceicaon, starton kundër Cagliarit

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

16 vite burgim për ish-policin Festim Ramadani, që e vrau me armë zyrtare 81 vjeçarin, Sadri Sadriu

16 vite burgim për ish-policin Festim Ramadani, që e vrau me armë zyrtare 81 vjeçarin, Sadri Sadriu

Haliti: VV-ja nuk i beson asnjë partie për presidentin, prandaj po e mban të bllokuar situatën

Haliti: VV-ja nuk i beson asnjë partie për presidentin, prandaj po e mban të bllokuar situatën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën