Atletico Madrid ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Celtic, të martën mbrëma, skuadra madrilene fitoi 6:0 ndaj skocezëve.
Celtic mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 23-të dhe më nuk mundi ta përballojë sulmin e pandalshëm të Atletico Madridit.
Antoine Griezmann dhe Alvaro Morata i shënuan nga dy gola. Samuel Lino dhe Saul Niguez shtuan nga një. Atletico udhëheq në Grupin E me tetë pikë. Celticu mbetet me vetëm një pikë në pozitën e fundit.