Rektori i Kolegjit “UBT” Edmond Hajrizi deklaroi se në këtë kolegj tashmë po implementohen disa dukuri interesante.
Ai tha se në UBT është bërë një aplikacion për testimin e shëndetit përmes zërit.
“Ne sot vërtetë implementojmë dukuri shumë interesante të cilat ndodhin. Për shembull ne e kemi bë një aplikacion bashkë me partner për testimin e shëndetit përmes zërit. Do me thënë duke marrë frymëmarrjen edhe zërin ne jemi në gjendje me testu njeriun dhe parametrat e tij për 120 parametra. Pa e marrë gjakun pa shku nëpër laboratore tjera dhe është një transformim shumë i madh është një inovacion shumë i madh po që ne jemi pjesë e zhvillimit nga Kosova”, tha Hajrizi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.
Derisa theksoi se në UBT është duke u bë koncepti i përdorimit të intelegjencës artificiale në edukim.
“Ne kemi fillu me i fut në praktikë për shembull te pjesa e UBT-së kemi fillu testimet, jemi në fzën e prototipit dhe jemi tash në fazën e shpërndarjes në nivelin botëror kemi marrë edhe patente kemi marrë edhe strukturat tjera dhe faktikisht është duke u zhvillu një punë shumë e mirë. Pjesa tjetër për shembull është duke u bë koncepti i përdorimit të intelegjencës artificiale në edukim. Një asistent intelegjent rrin me ne edhe ne e pyesim a mundesh me më tregu pak më shumë për … për çkado që mu më intereson dhe ky asistent më jep mu informacionet e duhura të kompletuara për rrethanat e mia individuale edhe mi virtualizon në hapësirë më krijon një hapësirë sikur t’kisha një mësimdhënës timin apo një ciceron turistik i cili në mënyrën më të mirë të mundshme më informon”, tha ai.
Teksa sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për njeriun pasi sipas tij, nuk do të ketë nevojë njeriu që në rrethana të caktuara të hulumtojë shumë informacionet e kërkuara do të ia thotë asistenti/ja artificial.
“Ke parasyshë për njeriun sa do të jetë një ndihmë e madhe që në rrethana të caktuara të mos kem nevojë të hulumtojë shumë nëpër internet apo nëpër libra të caktuar ai ose ajo do të mi gjenë informacionet që mua më duhen do të thotë ma rritë cilësinë e jetës dhe ma rritë efiçiencën nuk është diqka negative përkundrazi dhe këto janë duke u implementuar tanimë në UBT studentat tonë e përjetojnë këtë implementim, stafi jonë është pjesë e zhvillimit të këtyre gjërave. Ne jemi me zbatueshmëritë e para që po ndodhin në botë dhe kjo krijon edhe një lloj ndjenje të motivimit nacional, ku ne mund të themi se nëse je me kohën, nëse investon me kohën, besoj që edhe zhvillimi ndodh”, shtoi Hajrizi./teve1.info./