TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muhamet Hyseni ylli i javës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Muhamet Hyseni ylli i javës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 13-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të K.F. Llapi , Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Fatmir Mehmeti, Lulzim Rrmoku, Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi për qendërsulmuesin llapjan, pasi ai shënoi dy gola në derbin kundër Prishtinës dhe u shfaq i rrezikshëm për portën e bardhekaltërve të kryeqytetit gjatë tërë ndeshjes. Hyseni realizoi në minutat 54-t dhe 67-të, duke e përmbysur rezultatin, por golat e tij nuk i mjaftuan Llapit t’i gëzohet fitores, pasi Prishtina barazoi shifrat në minutën e 77-të.

 

Pasi mori këtë çmim qendërsulmuesi i llapjanëve u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe paraqitjen e mirë në derbi, teksa nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij nuk ia doli t’i gëzohet fitores në “Fadil Vokrri”, pasi pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë kishte epërsi numerike në fushë pas përjashtimit të Useinit me karton të kuq.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe privilegj për mua, pasi është hera e dytë që shpallem më i miri i javës. E falënderoj ekipin e Llapit, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin për mbështetjen dhe që më motivojnë të vazhdoj të rritem edhe më shumë. Kemi qenë një pjesë të madhe të ndeshjes në epërsi numerike në fushë dhe ishim në epërsi në rezultat, por nga një pakujdesi pësuam gol dhe fatkeqësisht e mbyllëm ndeshjen në barazim. I kemi pasur disa rezultate jo të mira, disa barazime, por besoj se shumë shpejt do të vijmë te fitorja sepse ‘Legjendat’ e meritojnë për mbështetjen që na japin në çdo ndeshje”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Llapi pas 13 ndeshjeve e sheh vetën në pozitën e 3-të me 22 pikë, aqsa ka Drita një vend më lart.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kombëtarja e Spanjës arrin në Madrid, pritet festë e madhe sonte

Kombëtarja e Spanjës arrin në Madrid, pritet festë e madhe sonte

Zyrtare: Ish-lojtari i zhvilluar te Liverpooli, vendoset nën urdhrat e Ismet Munishit te Liria

Zyrtare: Ish-lojtari i zhvilluar te Liverpooli, vendoset nën urdhrat e Ismet Munishit te Liria

Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën sportive në Mitrovicë

Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën sportive në Mitrovicë

Vdes ish-pronari i Chelseas

Vdes një nga legjendat e futbollit botëror

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

“Info Nata”- 20.07.2026

“Info Nata”- 20.07.2026

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla reagon ndaj fotos së publikuar: Nuk pata frikë nga plumbat, nuk frikësohem as nga bullizimi

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Kulla: Serbia mund të tentojë, por nuk ka gjasa për një konflikt të ri në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën