Përmes një postimi në Facebook Edi Rama ka njoftuar se Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë është në përfundim dhe do të jetë e gatshme për turistët në sezonin e verës, shkruan teve1.info.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, ka shkruar Rama.