TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut zyrtarizon koalicionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut zyrtarizon koalicionin

Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi zyrtarizuan frontin opozitar në Maqedoninë e Veriut me emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.

Koalicioni opozitar i përbërë nga tre partitë politike: Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me lista të përbashkëta dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president.

Kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha me anë të një statusi se emrin e këtij koalicioni e vendosën pasi “Lidhja”, paraqet edhe dëshminë e fuqisë së bashkimit për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta në interes të popullit.

Ndërkohë tre liderët i ftuan partitë tjera, OJQ-të dhe individët që duan të sjellin ndryshimin ti bashkohen frontit të tyre.

“Ky emër, jo vetëm që është simbolik, sepse asocon në Lidhjet e shumta shqiptarëve në të kaluarën dhe dëshmon bashkëveprimin historik të shqiptarëve, por Lidhja paraqet edhe dëshminë e fuqisë së bashkimit për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta në interes të popullit. Ky emër jo vetëm që është përshkrues, por edhe reflekton me vizionin, misionin dhe objektivat tona të qarta në rrugën EUROPIANE. Dhe, mbi të gjitha, ky emër jo vetëm që është shpresëdhënës, por ngërthen në vete gatishmërinë, guximin edhe këmbënguljen e fuqishme për NDRYSHIM pozitiv të vendit në çdo drejtim. Koalicioni ynë është i vendosur t’u paraprijë nevojave të qytetarëve tanë, t’i sfidojë mangësitë e sistemit tonë dhe t’i japë fund keqmenaxhimit shumëdekadësh të pushteteve të deritanishme, që janë sinonim i politikave të gabuara, i korrupsionit të rrënjosur dhe degradimit të sistemit të shtetit në tërësi”, ka shkruar Kasami./Euronews

ShareTweet

Postime të ngjashme

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

E konfirmon NATO: Rrëzuam dronin e paidentifikuar në Rumani

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës, por me një kusht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën