Makina me 5 pasagjerë doli nga rruga pasi shoferi kontrollin mbi mjetin. Për pasojë humbi jetën 82-vjeçarja Z.D., ndërsa mbetën të plagosur vetë shoferi, pasagjeri G.D. 37 vjeç dhe dy fëmijë të mitur A.M. dhe B.M.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al/