Zyrtarët policorë të Kosovës janë vendosur mëngjesin e sotëm para banesës së Artan Behramit, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Deri tani nuk ka ndonjë informatë zyrtare përse PK-ja po qëndron aty, përcjell teve1.info
Teksa në parkingun e ndërtesës janë edhe veturat e EULEX-it.
Gjatë ditës së djeshme, Behrami ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë ka kryer bastisje në banesën e dy ish-këshilltarëve të ish-presidentit Thaçi, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.
Ai është shprehur se këto bastitje janë skandaloze dhe të paprecedent. /Teve1.info/