TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ankohen qytetarët: Çmimet e druve tejet më të larta se vitet e kaluara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në pikë të nxehtit një metër dru shkon në 65 euro

Me ftohjen e motit, qytetarët duhet të gjejnë mënyra për ngrohje me anë të druve, peletit ose rrymës. Por, çmimi i lartë i druve edhe këtë vit po i kushton xhepit të qytetarëve. Ata i thanë së çmimet e druve janë tejet të larta në krahasim me vitet e kaluara. Kurse druvarët thonë se këtë vit çmimi i druve është më i ulët.

Mentor Krasniqi nga Prishtina po kërkon të gjejë dru me çmim sa më të ulët. Çmimi i metrit të druve për Krasniqin është i lartë, por thotë se nuk ka zgjidhje tjetër. Ai thotë për Radio Kosovën se është detyruar të blejë dru për ngrohje, për shkak të çmimit të lartë të rrymës.

“Erdha të blej dru. Çmimi për metër është 65 euro. Vjet kanë qenë edhe më shtrenjtë. Edhe sivjet çmimi është i lartë, por ngrohja me rrymë po na kushton më shumë, prandaj po duhet të blejmë dru. Janë pak shtrenjtë për ata që nuk kanë, por s’kemi çka të bëjmë. Po duhet të ballafaqohemi e të gjejmë zgjidhje. Gjatë dimrit po na shkojnë 6 deri 7 metra dru”, tha Krasniqi.

Edhe disa qytetarë të tjerë thanë se ngrohja me dru po u kushton edhe më shtrenjtë.

“Në shpi ngrohem me dru, me rrymë dhe me pelet, por shtrenjtë janë të gjitha. Me dru po me del shumë më shtrenjtë, sepse druvarët po na i shesin shumë shtrenjtë dhe nuk po janë metra të plota”, tha njëri nga ata.

Njëri nga druvarët në Prishtinë, në kushte anonimiteti, ka thënë se çmimi i një metri dru të llojit bung, aktualisht tregtohet me çmim prej 65 euro. Sipas tij, vitin e kaluar çmimi i druve ishte më i lartë sesa tani.

“Jam nga fshati Keçekollë. Interesim të qytetarëve për dru ka edhe këtë vit sikurse viteve të tjera. Metri i druve është 65 euro. Interesim po ka. Krahasuar me vitin e kaluar çmimet sivjet janë më të ulëta, sepse vjet kanë qenë nga 75 deri 80 euro metri i druve. Këtë vit janë me lirë krahasuar me vitin e kaluar”, tha ai.

Çmimet e druve për ngrohje në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur dukshëm. Një metër kub dru, në të njëjtën periudhë të vitit 2021 kushtonte rreth 40 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Kosova pa përparim të mjaftueshëm në integrimin evropian

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij

Ancelotti “tërbon” Barçën, grumbullon Raphinan për miqësoret në Singapor

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Fillim i mbarë edhe për Laura Fazliun

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Xhiroja e 12-të e Superligës në futboll hapet të premten

Haziri: LDK-së mos iu impono, se të aborton politikisht

Haziri: LDK-së mos iu impono, se të aborton politikisht

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën