Trajneri dhe analisti i rregullt, Robert Gjeraj në emisionin qëndror të sportit Var thotë se ekipi i tij Liria i është kthyer si macë e zezë për Dritën. Ai ndër të tjera thotë se Liria meriton vendin e 5 ose 6 në elitën e futbollit kosovarë.
“Për Dritën jemi bo macë e zezë. I kemi marrë pikë edhe në lojën e parë, edhe kur kemi qenë në Ligën e Parë i kemi mposht për Kupë. Kemi fond me pak se çdo skuadër shkak mungesave, në rast se nuk do të ishim të kompletuar në çdo ndeshje besojë se do të ishim në vendin 5 ose 6”, tha Gjeraj.