TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A e ndryshoi qëndrimin Kurti për Asociacionin, flasin qytetarët

nga tëvë1
29 Tetor, 2023
0
A A
Një orë gjumë më tepër – Efektet e papritura dhe ndikimi në organizëm 

Qytetarët e Kosovës kanë komentuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me gatishmërinë e tij për të nënshkruar propozimin e diplomatëve evropianë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e për të cilin dikur thoshte se nuk do të formohej kurrë.

Një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret në Bruksel.

Ata patën deklarata të kundërta pas takimeve që ata zhvilluan ndaras me diplomatët evropianë.

Derisa Qeveria e Kosovës tha se ishte e gatshme të nënshkruante propozimin e diplomatëve evropianë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiqi insistoi në zbatim të marrëveshjeve të kaluara.

Kurti tha se në takimin me emisarët amerikanë dhe evropianë është thënë nëse nënshkruhet drafti për vetëmenaxhim, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria.

Në konferencë për media, Kurti tha se në takimin që u mbajt më 27 tetor në Bruksel ka rikujtuar 27 shkurt është pranuar marrëveshja bazike dhe aneksin e zbatimit në Ohër me 18 mars me 12 pikat e tij. Sipas tij, nëse do të nënshkruhej, do të vlerësohej nga Kushtetuesja.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe qytetarët, se si e vlerësojnë këtë hap të tij, dhe nëse i ka ndryshuar Kurti qëndrimet karshi deklaratave të mëhershme se nuk do të ketë kurrfarë asociacioni për serbët.

Hasan Ismaili thotë për KosovaPress se Kurti çdo gjë e bën për të mirën e Kosovës, dhe se nuk bën gabime si të tjerët.

“Është duke shkuar puna mirë e mbarë. Shumë ka dalë i zoti, i aftë, se çka kanë bërë përpara këta po dihet, por ky po mundohet të frenojë sa të mundet, se është problemi serioz, dhe është puna e Kosovës për të qenë më mirë. Tash do na japin edhe vizat, rinia tani do të largohet më shumë. Nuk do të thotë që do të dalin të gjithë, sepse ata nuk po na presin me dy duar, edhe aty është problemi… Ndonjëherë duhet lëshuar pe, se kur të bënë presion forca gjithçka e bënë. Ai ndoshta ka jep ndonjë deklaratë, por pastaj e ka ndryshuar. Po, ai sigurisht çka bën e bën për të mirën e Kosovës, nuk bën ai gabim si këta të tjerët që kanë bërë. Pasojat po mbesin prej kohës së përparshme, jo prej tani. Ky po mundohet, si thonë, me shpirt, e sa do të ketë sukses shpresoj që ka. Ne kemi plot besim tek ai… Të gjithë e dimë që ai kurrë nuk do ta nënshkruajë, ai nuk është sot, gjithmonë është ai. Kurrë nuk do të nënshkruajë. Nuk e pranon, e as nuk pajtohet. Gjithmonë do të thotë, që ka me i mbetur dilemë ai problemi, kurrë nuk do ta nënshkruajë. Por duhet kuptuar, mirëpo ne duhet të frenojmë sa të mundemi me BE-në ,Amerikën dhe tjera shtete që na ndihmojnë, e aty po bazohem se do të na ndihmojnë. Shpresoj që do të bëhet mirë”, tha Ismaili.

Ndërsa qytetari Selim Limani tha se ka qenë e ditur, që nuk ka zgjidhje tjetër përpos që ta nënshkruajë themelimin e asociacionit, por pala serbe është duke kundërshtuar.

“E kemi ditë prej kohës, që nuk kemi zgjidhje tjetër pa e nënshkruar. Nuk ka bërë keq që e ka nënshkruar, me kushtet të cilat i kërkojmë ne, në Kushtetutën e Kosovës, me rregullat e shtetit të Kosovës, por po e shohim që pala tjetër po kundërshton”, tha Limani.

Për më tepër Limani ka komentuar edhe deklarimet e mëhershme të Kurtit se në Kosovë asnjëherë nuk do të ketë asociacion për serbët.

“200%, gjithkund e ke edhe sot në mure, s’ka dialog. Ai (Kurti) atëherë e quante Zajednicë, po mos të daltë i forti përpara se duhet kthyer ashtu si thonë ata … Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ky nuk do ta nënshkruajë, ka edhe një siklet prej personave të tij, edhe është i betuar njëjtë si Millosheviqi. Ka qenë këshilltar i tij, edhe nuk e nënshkruan. Ka presion shumë nga Serbia, është po e them me një fjalë të thjeshtë çetnik, e ka atë inatin, jo vetëm ai, po shumë serbë janë të njëjtë”, tha Limani.

Ndërsa, Enver Ukaj thotë se njohja nga Serbia mbetet gjëja më kryesore, pasi kështu po mbetet në konflikt me Kosovën.

“Nuk e dimë ne, ky çfarë ka bërë aty, çfarë asociacioni ka nënshkruar. Ka shënuar diçka që kanë ata shumë kompetenca. Serbëve iu jep shumë të drejta, më shumë se që i kanë dhënë ata. Kjo nuk është në rregull. Po nëse ka pak kompetenca më të vogla, atëherë është mirë. Edhe është mirë nëse ky arrin të arrijë njohjen, e cila është kryesore, sepse këtu po mbetet Serbia me Kosovën në konflikt… Megjithëse është vështirë me serbë të bëhet diçka për marrëveshje, sepse këta janë njerëz që nuk mundesh të merresh vesh, por duhet munduar pasi që bota po dëshiron të arrijë paqe. Edhe ky është duke u munduar, mirëpo është shumë e vështirë me Serbi… Ky ka thënë ashtu, por tash ata të jashtmit mund të thonë “merr, ose le” edhe atëherë Kosova po bie poshtë në deklarata, sepse i ka ndihmuar Kosovës e gjithë bota dhe më nuk do t’i ndihmonte nëse ai largohet ashtu dhe merr një vendim të tillë”, vijoi Ukaj.

Ndërkaq, Gjimi nga Presheva thotë se problemi është se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk po e nënshkruan draft-dokumentin e BE-së për asociacionin, pasi kërkon që ai të ketë kompetenca ekzekutive.

“Hapi është i mirëseardhur, është i qëlluar, sepse Qeveria e ka marrë përsipër ta bëjë draftin për asociacionin e komunave serbe, e ka pranuar draftin, por problemi është se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk po pranon ta nënshkruajë. Shtrohet pyetja se për çka nuk po e pranon? Drafti për asociacionin për komunat serbe, sipas Kurtit dhe qeverisë, duhet të mos ketë kompetenca ekzekutive, por normal drafti parasheh me qenë normal në këto katër komunat në veri, për arsye se Serbia po ka dëshirë dhe po mundohet që ky draft i propozuar nga pesëshja e BE-së, emisari i Amerikës (Gabriel Escobar) dhe Sllovakisë (Miroslav) Lajçaku sipas tyre është se nuk parasheh kompetenca ekzekutive. Por, Vuçiq insiston me çdo kusht për themelimin e draftit për asociacionin me kompetenca pozitive. Sipas Kurtit ka kompetenca lokale, pa ekzekutiv, po normal me u shpallë këto komuna si bashkësi e serbëve…”, ka thënë ai.

Sipas tij, serbët me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit dëshiruan të aneksojnë veriun dhe të shpallin asociacionin me kompetenca ekzekutive.

“Ka thënë por, kanë ndryshuar gjërat. Ndodhi sulmi terrorist nga policia dhe xhandarmëria serbe, ku ra viktimë Afrim Bunjaku. Policia intervenoi, i kanë mbytur tre terroristë, 27 kanë shpëtuar, kanë ikur nga malet e janë kthyer në Serbi. Sulmi është pranuar edhe e ka marrë përsipër vetë Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës serbe, e ka marrë përsipër këtë akt qyqar që kanë ndërmarrë ndaj Policisë së Kosovës, faktikisht kanë dashtë të bëjnë aneksimin e veriut dhe ta shpallin (asociacionin) me kompetencë ekzekutive sikur është në Bosnje, Republika Serbe kryetari Milan Dodik”, theksoi Gjimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Auto Draft

Ekskluzive, Zeqaj: Ka diskutime për një koalicion mes LVV dhe PDK

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Info Nata – 08.05.2025

Info Nata – 08.05.2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X