Mbrëmë është mbajtur nata finale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK.
Fitues është shpallur konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”, ndërsa vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”
Çmimin e tretë e ka fituar Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”.
“La Fazani ka marrë edhe një çmim tjetër – çmimin e kryeqytetit, të cilin ia ndau kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ndërsa, Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës.
Këngëtari Arbër Salihu, i njohur artistikisht si ‘La Fazani’, ka fituar trofeun me simbolin e Kosovës që shkëlqen si dhe medaljoni me shqiponjën e flamurit kombëtar. I njëjti artistë ka marrë edhe Çmimin e Kryeqytetit.
Çmimi është ndarë nga kryeministri Albin Kurti.
“Kaq shumë energji e bukuri për më shumë se dy orë, përjetim i paharrueshëm dhe përvojë e veçantë besoj për secilin prej nesh që ishte këtu”, ka thënë kryeministri Kurti.