TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti uron Turqinë në 100-vjetorin e pavarësisë së saj

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti uron Turqinë në 100-vjetorin e pavarësisë së saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ka marrë pjesë në pritjen për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turiqisë.

Kurti ka shprehur urimet e tij ambasadorit Angılı, presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan dhe gjithë popullit të Turqisë.

“Në këtë ditë të veçantë, ai tha se duhet t’i kushtojmë një nderim të veçantë figures së Mustafa Kemal Ataturk, udhëheqja vizionare e të cilit dhe përkushtimi ndaj modernizimit dhe demokratizimit kanë lënë një gjurmë të përhershme në historinë e Turqisë. Trashëgimia e Ataturkut është ajo e modernitetit, sekularizmit dhe përparimit, shtoi kryeministri”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri është shprehur se Kosova dhe Turqia ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

“Ky shkëmbim i thellë idesh, traditash dhe përvojash, përgjatë shumë brezave, vazhdon edhe sot të ushqejë marrëdhënien tonë, duke krijuar lidhje të pathyeshme miqësie”, tha Kurti.

Më tej, sipas njoftimit, kryeministri veçoi se mbështetja e palëkundur e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës vlerësohet thellësisht nga populli i Kosovës.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, ka deklaruar Kurti./teve1.info/

fotografia e kryeministri

Tags: 100 vjetori i pavarësisë së Turqisëalbin kurtiTurqia
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e luftës

Pas miratimit të rezolutës për luftën e Kosovës, Çitaku: Sot Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike

Pas miratimit të rezolutës për luftën e Kosovës, Çitaku: Sot Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

PDK mban konferencë për media

PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e luftës

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Pas miratimit të rezolutës për luftën e Kosovës, Çitaku: Sot Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike

Pas miratimit të rezolutës për luftën e Kosovës, Çitaku: Sot Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike

Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Eksperti i emisionit VAR analizon gjyqtarët e Botërorit – Hajdari: Top 5, janë elita absolute

Eksperti i emisionit VAR analizon gjyqtarët e Botërorit – Hajdari: Top 5, janë elita absolute

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën