Sipas Policisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervuarët e antenave të një biznesi.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/