TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK-ja ka treguar se si do të funksionojë “qeveria në hije” të saj

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK-ja ka treguar se si do të funksionojë “qeveria në hije” të saj

Pas dy vitesh në opozitë, PDK-ja vendosi për rikthimin e kabinetit të qeverisjes së mirë, që e kishte pasur edhe gjatë viteve 2004-2005. Përmes të njëjtës dëshirojnë të tregojnë gatishmërinë për të udhëhequr sërish dhe japin një alternativë të re për qytetarët.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë të shtunën për KosovaPress, se “qeveria në hije”, do të përbëhet nga disa departamente me personalitete nga jeta akademike dhe ekspertë.

“Departamentet e këtij kabineti do të jenë personalitete me rëndësi nga jeta akademike, nga fushat e ekspertizës dhe persona tjerë që kanë gatishmëri për të kontribuar në politikën e Kosovës. Kryesisht do të jenë njerëz që kanë funksione për herë të parë. Ky është edhe qëllimi ynë, ne kemi qenë të hapur, kemi folur me shumë njerëz të cilët presim të marrin drejtimin ose të jenë anëtarë të kabinetit të qeverisjes së mirë. Kabineti do të funksionojë në atë mënyrë që do të ketë një koordinator për secilin departament që do të mbulojë fushat e përgjegjësisë dhe brenda saj do të ketë numër të ekspertëve, varësisht prej llojit që ka departamenti ose segmenti që prek. Do të jetë një pasqyrë për të parë dallimin mes nesh dhe qeverisë, që ne t’i bindim qytetarët e Kosovës se PDK-ja është e gatshme të qeverisë këtë vend, duke propozuar ide dhe projekte. Por edhe kuadro që janë më profesionistë se këta që po i shohim se iu mungon ekspertiza në qeveri, dhe e kanë shumë vështirë qeverisjen, e kanë paaftësi qeverisjen dhe i përcjellin shumë gafe dhe janë të pazotë në kryerjen e punëve të tyre”, ka thënë ai.

Gjoshi ka shtuar se personat që do të drejtojnë departamentet e “qeverisë në hije” dhe anëtarët e saj do të plotësohen në vazhdimësi.

“Ne e kemi detyrim me statut të partisë që Këshilli Drejtues të miratojë një rregullore që rregullon mënyrën e funksionimit të këtij kabineti, mënyrën e emërimit të anëtarëve, organizmit të përgjegjësive dhe fushave të këtij kabineti. Presim që javën e ardhshme, kryetari fillimisht të prezantojë departamentet e para, kryesisë që duhet të miratohen, mandej personat të cilat do t’i drejtojnë ato departamente dhe anëtarët që gjatë rrugës mund të plotësohen me ekspertë të tjerë”, ka theksuar ai.

Sekretari organizativ i PDK-së ka folur edhe për punën e Qeverisë Kurti, derisa të njëjtën e quan të paaftë dhe skandaloze.

“Kjo qeveri është e paaftë, është përcjell me shumë skandale. E pamë që kryeministri i Kosovës lëshoi një komunikatë e cila ishte në mospërputhje dhe të pavërteta të cilën ia demantojë Qeveria e Norvegjisë, para disa ditësh ishte me zëvendëskryeministrin Bislimi, ku u përgënjeshtrua edhe nga Këshilli i Evropës. Pra kemi një joseriozitet të

thellë të tyre, sot Kosova është më e izoluar në aspektin ndërkombëtar se asnjëherë tjetër. Ka marrëdhënie me fqinjët, përshirë me Shqipërinë të acaruara dhe në jetën e përditshme qytetarët po përballen me më shumë vështirësi. Kemi çmime të larta të naftës, çmime të larta të produkteve ushqimore dhe nuk kemi rritje të pagave për punëtorët apo një përkujdesje të qeverisë për ata”, ka shtuar ai.

Kritik shprehet edhe për raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, veçmas pas refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Gjoshi ka thënë se Qeveria Kurti po fsheh edhe pagesat në importin e energjisë, ku paralajmëroi se përmes sigurimit të 40 nënshkrimeve do të formojnë komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike./KP

Tags: pdkQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën