TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: Një vend brenda BE-së kategorikisht refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi: Një vend brenda BE-së kategorikisht refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se nuk është në kompetencën e qeverisë që të konstatojë, nëse formulimet brenda propozimit për asociacionin përbëjnë shkelje kushtetuese.

Ai tha se sponsorët e këtij propozim kanë siguruar që gjatë përpilimit të propozimit të tyre, janë kujdesur që të përmbushen kushtet, siç tha ai, të kryeministrit Albin Kurti.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Bislimi u shpreh se në BE ka një dakordim informal që masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe të dëmshme. Sipas tij, është një vend brenda bllokut që refuzon vendosjen e sanksioneve për Serbinë.

“Kosova është nën masa. Diskutimi për masat që mund të ndërmerren në rast të pasjes së qasjes konstruktive nga ana e Serbisë ose në rast që hetimet përfundojnë me një konstatim që prapa sulmit apo aktit të agresionit të 24 shtatorit qëndron Serbia, flasim për masat ekonomike dhe politike që mund të vendosen për Serbinë. Por, prapë është e qartë, jo për Kosovën, sepse Kosova s’ka qenë shkaktare e sulmit të 24 shtatorit. Masat do t’i vendosen Serbisë në rast se konstatohet, por është e rëndësishme të dihet që masat nuk mund të jenë të tipit të sanksioneve meqë ka një vend brenda Bashkimit Evropian, që kategorikisht do të refuzojë vendosjen e sanksioneve, andaj masat pritet të jenë ato që lidhen me integrimin evropian dhe mbështetja financiare që merr Serbia nga Bashkimi Evropian”, deklaroi Bislimi.

Tutje, ai shtoi se në muajin shkurt kryeministri Kurti ka treguar rrethanat që ai është i gatshëm të angazhohet në draftimin e dokumentit për vetëmenaxhim.

“Ne kemi kërkuar dakordim që këto do të jenë ato limitet brenda së cilave shkojmë. Natyrisht Serbia nuk ka pranuar që të hyjë në këtë diskutim dhe rrjedhimisht ne nuk kemi mundur të fillojmë punën rreth kësaj. Në ndërkohë ne nuk mund të stopojmë partnerët e tjerë që të marrin iniciativat e tyre. Siç e tha edhe kryeministri, sponsorët e këtij propozimi, kanë deklaruar dhe siguruar që gjatë përpilimit të propozimit të tyre, i cili nuk është propozim merre ose leje, ata janë kujdesur në maksimum që të përmbushen kushtet e zotëri Kurti që duhet në plotëni të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dhjetorit të vitit 2015. Por, prapë ne nuk e kemi kompetencën që të konstatojmë se a përbën një formulim brenda shkelje të Kushtetutës apo jo, por ajo që tha kryeministri, që gjendet brenda dokumentit, është prapë filtri që çfarëdo dakordimi që bëhet duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Bislimi para mediave. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Kosova pa përparim të mjaftueshëm në integrimin evropian

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Plagoset me armë zjarri një person në Rahovec, dyshohet se u qëllua nga një i panjohur

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij

Ancelotti “tërbon” Barçën, grumbullon Raphinan për miqësoret në Singapor

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

Fillim i mbarë edhe për Laura Fazliun

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Xhiroja e 12-të e Superligës në futboll hapet të premten

Haziri: LDK-së mos iu impono, se të aborton politikisht

Haziri: LDK-së mos iu impono, se të aborton politikisht

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën