TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja i sulmon dy objekte të përdorura nga forcat iraniane në Siri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA-ja i sulmon dy objekte të përdorura nga forcat iraniane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka sulmuar dy ndërtesa në lindje të Sirisë, të cilat përdoren nga forcat e armatosura të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me të, tha të enjten sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

“Sulmet e sakta vetëmbrojtëse janë përgjigje ndaj një sërë sulmesh të vazhdueshme, dhe kryesisht të pasuksesshme, kundër personelit të SHBA-së në Irak dhe Siri nga grupet e mbështetura nga Irani, të cilat nisën më 17 tetor”, tha Austin.

Austin tha se një kontraktues shtetas amerikan vdiq nga arresti kardiak gjatë sulmeve, ndërsa 21 pjesëtarë të personelit amerikan pësuan “lëndime të vogla, por të gjithë prej tyre janë kthyer në punë tashmë”.

Sulmet në Siri erdhën pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë të enjten herët nga presidenti amerikan, Joe Biden, për liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kundër sulmeve ndaj trupave amerikane, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

“U dha një mesazh i drejtpërdrejtë. Kaq mund të them”, tha zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Kirby, duke mos treguar se si u dha mesazhi.

Në deklaratën e tij, Austini u përpoq të mos i ndërlidhte sulmet kundër ndërtesave të përdorura nga forcat iraniane në Siri nga lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

“Këto sulme vetëmbrojtëse kishin për qëllim vetëm mbrojtjen e personelit amerikan në Irak dhe Siri”, tha ai.

Ai shtoi se sulmet “nuk kanë të bëjnë dhe dallojnë nga konflikti i tanishëm mes Izraelit dhe Hamasit, dhe nuk përbëjnë ndryshim në qëndrimin tonë ndaj konfliktit Izrael-Hamas”. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Rama dhe Bogujevci përplasen për renovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Përplasje mes deputetëve, Vitia flet për protezat e veteranëve

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Arrestohet një person për vjedhje pylli në Han të Elezit, paguan mbi 1 mijë euro dhe lirohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën