TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Skepticizëm për të ardhmen e dialogut

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në pikën me të ulët ndër vite. Ata mes tjerash shprehen skeptik për të ardhmen e këtij procesi nëse Bashkimi Evropian nuk ndryshon qasje.

nga Shpat Blakcori
26 Tetor, 2023
0
A A
Skepticizëm për të ardhmen e dialogut

Ka mbi një dekadë që kur ka filluar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e bllokut evropian.

Megjithatë palët qëndrojnë ende larg normalizimit marrëdhënieve, për shkak te tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës.

Sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit i ka dhënë edhe një goditje tjetër procesit të dialogut.

Publicisti Veton Surroi, thotë se situata në terren po tregon se nuk ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht insistimit të Bashkimit Evropian se ka një dakordim mes palëve.

Edhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, e konsideron si të dështuar marrëveshjen e propozuar nga Franca dhe Gjermania.

Sipas tij BE ka dështuar të ketë një qasje balancuese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më vjen shumë keq kur i shoh marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, me të vërtetë situata është shumë e keqe dhe tepër serioze. Edhe para se ndodhte ngjarja e rëndë në Banjska, unë e kam thënë se iniciativa franko-gjermane ka për të dështuar. Takimi i fundit në Bruksel mes të dyja palëve e dëshmoi këtë gjë. BE ka dështuar ta ketë një qasje balancuese në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe Perëndimi ka qenë jashtëzakonisht i butë për mënyrën se si e ka trajtuar Serbinë përgjatë këtyre viteve”, shprehet Surroi.

Kurse, analisti serb Dushan Janjiq, vlerëson se situata mund të përshkallëzojë edhe më shumë nëse palët nuk kanë vullnet për një zgjidhje paqësore.

“Prej vitit 2017 marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të tensionuara. Gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur vazhdimisht kriza që kanë cenuar edhe sigurinë. Megjithatë unë konsideroj se marrëveshja që ka rrjedhur nga plani franko-gjerman është e mirë dhe de-facto Aleksandar Vuçiq e ka pranuar atë, pavarësisht se ai po manipulon me publikun duke e mohuar marrëveshjen. Tani është momenti i vërtetë për të dyja palët, ose do të gjejnë një zgjidhje ose do të kemi kriza më të fuqishme në të ardhmen”, thotë Janjiq.

Në anën tjetër gazetari, Isak Vorguciq, ka shprehur shqetësimin se serbët lokalë nuk kanë qenë të përfshirë mjaftueshëm ne dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Që nga viti 2011, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por për mua përbën shqetësim fakti se serbët lokal nuk kanë qenë të përfshirë në këtë dialog që po zhvillohet mes të dyja shteteve. Unë nuk e shoh se në të vërtetë qëllimi i dialogut ka qenë integrimin e serbëve në Kosovë apo në sistemin kosovar, prandaj dhe nuk po shohim rezultate konkrete” , shprehet Vorguciq.

Ky panel diskutimi ishte pjesë e projektit “Nxitje e mirësjelljes shoqërore në diskutim mes komuniteteve” i përkrahur përmes projektit të Qendrës Barbar i zbatuar nga Center for Affirmative Social Actions – Casa dhe Integra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

Xabi Alonso te Real Madridi, punë e kryer, së shpejti zyrtarizimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X