TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bordi i Trepçës deklarohet për kërkesat e minatorëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Minatorët vizitohen nga sindikatat e punëtorëve, pritet edhe Avokati i Popullit

Bordi i drejtorëve të përkohshëm të ndërmarrjes Trepça, ka dal më një raport lidhur me situatën në minierën e Stan Tërgut dhe grevën e minatorëve.

Sipas një publikimi në Facebook, thuhet se nga kërkesat e minatorëve e vetmja kërkesë aktive është ajo për shkarkimin e u.d të kryeshefit Enis Abdurrahmani.

Aty thuhet se bordi i drejtorëve është duke bërë matjen e performancës.

“Pas shpjegimit dhe adresimit qe i është bërë secilës kërkesë, jemi njoftuar që e vetmja kërkesë aktive mbetet kërkesa e dytë qe ka të bëjë me shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit aktual. Sa i përket kësaj kërkese ne si Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve mund të garantojmë që jemi duke bërë matjen e vazhdueshme të performancës së zyrtarëve të lartë të ndermarrjeve publike, sipas ligjit dhe gjithsesi që çdo shkelje do t’a adresojmë te organet kompetente dhe do të ndërmarrim masa të duhura. Gjithashtu, ne kemi kërkuar që sa herë posedojnë informatë për shkelje, të adresohet tek ne dhe ne do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe me prioritet ashtu që te mos dëmtohet ndërmarrja. Trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndërmarrjen si dhe vendimmarrjen ne e bëjmë vetëm të bazuar në argumente dhe në fakte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ndihmon në formë të vazhdueshme ndërmarrjen me subvencione për të tejkaluar sfidat dhe problemet operacionale, financiare dhe strategjike. Ndërmarrja Trepca Sh. A. për shkak të gjendjes jo të mirë financiare ka prolonguar shumë procese e në mesin e tyre edhe atë te ekzekutimit të pagave për punëtor. Kështu, për muajin shtator 2023 është ekzekutuar vetëm një pjesë e pagës, kurse pjesa tjetër është pritur të bëhet pas ndarjes së subvencioneve nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ditën e hëne 23/10/2023 në orët e vona Qeveria ka bërë ndarjen e këtyre mjeteve për ndërmarrjen Trepça Sh.A.

Me datë 24/10/2023 në orën 11:30, Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve ka pranuar njoftimin se që nga ora 8:00 në mëngjes minatorët janë futur në grevë me kërkesat si mëposhtë:

1. ekzekutimi i pagave për muaj të bëhet nga data 1 deri me datën 10 në muajin pasues;
2. shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryesheshefit aktual dhe mos emërimi i ndonjë kryeshefi të harxhuar;
3. menaxhmenti i ardhshëm të mundësoj sigurim shëndetësor;
4. menaxhmenti i ardhshëm të siguroj mjete dhe kushte më të mira të punës.

Pas shpjegimit dhe adresimit qe i është bërë secilës kërkesë, jemi njoftuar që e vetmja kërkesë aktive mbetet kërkesa e dytë qe ka të bëjë me shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit aktual. Sa i përket kësaj kërkese ne si Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve mund të garantojmë që jemi duke bërë matjen e vazhdueshme të performancës së zyrtarëve të lartë të ndermarrjeve publike, sipas ligjit dhe gjithsesi që çdo shkelje do t’a adresojmë te organet kompetente dhe do të ndërmarrim masa të duhura. Gjithashtu, ne kemi kërkuar që sa herë posedojnë informatë për shkelje, të adresohet tek ne dhe ne do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe me prioritet ashtu që te mos dëmtohet ndërmarrja. Trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndërmarrjen si dhe vendimmarrjen ne e bëjmë vetëm të bazuar në argumente dhe në fakte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Ne, Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve kemi shkëmbyer disa shkresa në formë elektronike përmes udhëheqësit të Njësisë, si dhe kemi kërkuar që të kemi informatë për:
– arsyetimin për kërkesat e grevës;
– organizatorët e grevës;
– numrin e saktë të grevistëve;
– gjendjen shendetësore të secilit grevist;
– kohen e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe të tjerëve për këto ditë dhe megjithë këmbënguljen tonë për të disponuar me këto informata me shumë keqardhje mund të themi se këtë nuk e kemi arritur. Gjithashtu, është shumë brengosëse që:
– kërkesat e grevistëve ndryshojnë dhe nuk ka konsistencë të kërkesave;
– mungojnë informatat për organizatorët e grevës dhe inicimin e grevës;
– mungojnë informatat për grevistët dhe për shëndetin e tyre.

Sot, ne shprehim brengën tonë për shëndetin, sigurinë dhe jetën e minatorëve dhe lusim të gjithë udhëheqësit e njësive që të bëjnë të pamundurën për t’i bindur minatorët që detyra e vetme mbetët përkushtimi për punë si dhe presim me padurim normalitetin e situatës në minierë dhe kthimin e minatorëve në jetën e përditshme.
Krejt në fund, na lejoni që edhe një herë tju sigurojmë që, ne Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve të Trepça Sh.A jemi të vendosur në përkushtimin për punë dhe suksese, të cilat nuk mund ti arrijmë të vetëm dhe të cilat janë kuptimplotë vetëm me ndihmën e minatorëve.
Me respekt,
Bordi Mbikëqyrës i Përkohshëm i Drejtorëve të Trepça Sh.A
26/10/2023

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon Kurtin: Emërimet në dorëheqje po shndërrohen në keqpërdorim të buxhetit

DHTIK: Kriza politike dhe zgjedhjet po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë kosovare

DHTIK: Kriza politike dhe zgjedhjet po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë kosovare

​AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës

​AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës

KFOR kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

KFOR kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon Kurtin: Emërimet në dorëheqje po shndërrohen në keqpërdorim të buxhetit

Operacion antidrogë në Elbasan, 26 persona të arrestuar – sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Operacion antidrogë në Elbasan, 26 persona të arrestuar – sekuestrohen kokainë dhe kanabis

DHTIK: Kriza politike dhe zgjedhjet po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë kosovare

DHTIK: Kriza politike dhe zgjedhjet po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë kosovare

​AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës

​AAK feston 26 vjetorin, rikujton rolin në shtetndërtimin e Kosovës

KFOR kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

KFOR kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Osmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

Osmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën