Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin, Albin Kurti për siç tha ai “për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të Asociacionit përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme”
Ai tha se ky është më të vërtetë një moment historik dhe se sipas tij, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme.
“E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm.
Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve”, ka shkruar Rama në X.
I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…
— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u priten veç e veç sot nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në Bruksel.
Në takime ishte i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Stano deklaroi se ndonjë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, tash për tash, nuk është planifikuar./teve1.info