TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elshani nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të dytë në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Elshani nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të dytë në Kosovë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ngjashëm në Kosovë, si ai i 24 shtatorit në Banjskë.

Megjithatë, Elshani vlerësoi që situata aktuale në veri është e qetë, por paksa delikate.

“Duke marrë parasysh situatën delikate në të cilën ndodhemi, nuk mund të përjashtojmë asgjë, apo ndonjë sulm të mundshëm. Në fakt, nuk kemi përjashtuar as për muajin e kaluar, por vetëm nuk e kemi ditur mënyrën se si do të ndodhë sulmi. Data 24 u ka treguar të gjithëve që Policia e Kosovës është në gjendje të përballet me situata të rrezikshme. Situata në veri të vendit është e qetë, mirëpo është delikate duke marrë parasysh zhvillimet politike. Rasti i 24 shtatorit e ka rënduar situatën mjaft shumë”, deklaroi Elshani në emisionin “Infonata”.

I pyetur se a ka dyshime për lokacionet tjera me armë, Elshani tha se Policia e Kosovës po kryen bastisje e kontrolle të ndryshme, që nga sulmi në Banjskë.

“Para rastit të 24 shtatorit, ne kishim filluar disa operacione policore duke u bazuar në inteligjencë, e ku kemi gjetur armatime të ndryshme. Ne tani jemi në krye të detyrave tona, që do të thotë bastisje të ndryshme, kontrolle të ndryshme”, potencoi tutje Elshani në Tëvë1.

Po ashtu, Elshani tregoi se qytetarët e veriut janë shumë të afërt dhe bashkëpunues me Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitrovicë

Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë

Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën